Bukuroshja që fitoi kurorën e “Miss Shqipëria 2016”

Mbrëmjen e së hënës, bukuroshja Kristiana Skura është shpallur nga qyteti i Lezhës “Miss Shqipëria 2016”. Shoqëruesja e dytë e Miss Shqipëria 2016 u zgjodh Anxhela Kulla, ndërsa shoqëruesja e parë Emanuala Kadriu.

Nën drejtimin e Enkel Demit dhe Rozana Radit, Kalaja e Lezhës ka shkëlqyer si asnjëherë më parë. Lezha ishte stacioni i fundit i 32 bukurosheve që morën pjesë në “Miss Shqipëria 2016”, nga të cilat mori kurorën bukuroshja me numrin 26, që prej vitesh jeton në ishullin Rodos, në Greqi.

Në karriget e jurisë, këtë vit për të gjykuar bukurinë e vajzave ishin ulur personalitete nga fusha të ndryshme. Një nga të ftuarat speciale ishte edhe këngëtarja nga Maqedonia, Kaliopi, disa herë pjesëmarrëse në Eurosong. Po ashtu, edhe Eneda Tarifa, Altin Goci, Devis Xherahu dhe Filloreta Reçi.

SHKARKO APP