Çakenj larg duart nga portet!
Nga Gazmir Tahiri –
Kur nisin detyrën politikanët në botë dërgojnë mes njëri-tjetrit dhurata apo suvenire politike.
Stilolapsa, kalendare, simbole.
Vetëm në Shqipëri ndodh që në mbyllje të detyrës apo në trashje të zullumit dërgohen peshqeshë. Dhe e dini çfarë dhurojnë? Një port..apo një pjesë porti.
Është fenomeni i dytë ky që ndodh në Durrës.
Të parin e kemi dhuratë nga elita e mëparëshme. E ndanë portin e Durrësit në katër pjesë si të ishte kurban dhe një të katërtën e mbajti shteti. E shkatërruan financiarisht një pasuri të Durrësit duke i’a bërë dhuratë ndonjë “gjermani” nga përmeti apo ndonjë liste shumë-emrore aksionerësh politikë.
Porti i Durrësit është i Durrsakëve. Nuk është i matrapazëve nga Tirana që kanë marrë vulën e veterinerit që ia ngjesh në mish – i shëndetshëm për tu coptuar!
Edhe Porti i Vlorës është i vlonjatëve nuk mund ti bëhet peshqesh një oligarku që ka marrë gjysmën e Shqipërisë. Ai po të ketë mendere ta bëj portin e jahteve aty ku ka bëre rezidencën në bregdet. Jo të vijë të shfrytëzojë një investim publik gjysëm të gatshëm.
Edhe ai i Sarandes..
A e dini sa elementë të transparencës, sigurisë financiare, kombëtare, të mbrojtjes, operacionale globale, sociale etj., etj., duhet të ketë një subjekt sot që ti jepet të operojë një port?
Mjafton t’u përmënd një fakt që skanë shanc kushdo miljarder kuvajtjan, saudit, amerikan apo çdo lloj kombësie jo- turke të blejë një pronë- vilë në Bosfor edhe me 10 fish të çmimit qoftë.
Një gozhdë të gabuar të ngulesh sot në një port të Shqipërisë ke penguar qarkullimin ekonomik të shtetit 50 vjet më vonë.
Tre depo nafte u ngritën në Portin e Durrësit 20 vjet pasi shkoi perspektiva zhvillimore e portit.
Pranoni vetëm një fakt, injorantë keni qënë në tokë, injorancë po tregoni në porte, det dhe aeroporte por jepini fund këtyre idiotësive një ditë! Shqipërinë nuk jua ka lënë baba.
Mallkimi i durrëskëve dhe gjithë shqiptarëve do iu ndjekë gjer në shtatë breza.
Ajo zonë që përflitet për Burj El Arab a e dini që nja 500 metra nga aty është “vrima anale” e Durrësit? Thuajani atij sheikut kur të vijë. Edhe po nuk e dini ju …jua sqarojnë operatorët e trageteve.
Durrësi ka aq shumë gjëra për të bërë dhe aq shumë për të mos bërë sa mendja juaj e shkurtër nuk i rrok dot. Me aq beton sa i keni hedhur, qepur, shqepur Durrësit; jo port të thellësisë së madhe, por edhe urë betoni gjer në Bari do kishit ndërtuar. Ai qytet ska gojë se të kish gojë…e shikonit ju sa vleni. Sdo kishit surrat të hynit më as tek Ura e Dajlanit jo më të bëni dhe fushatë.
Injoranca dhe babëzia e juaj i ka bërë këto qytete si Durrësin dhe Vlorën me diga betoni dhjetra kilometërshe në buzë të detit që ndalojnë çdo lloj qarkullimi natyral të ujit nën dhe. I keni bërë “qytet pjatë” që çdo shi që u bie mblidhet në mes dhe nuk shkarkon. Vetëm 10 minuta shi paralizon qytetet e mburrjes tuaj betonore.
Largoni thonjt dhe dhëmbët nga ai qytet dhe lerini njerëzit në hallet që po i zgjidhin vetë pasi ju s’jeni as për një maskë 300 lekshe.
Durrësi i durrsakëve!!