Carla Bruni në tetor vjen me albumin e saj të ri
Carla Bruni ka njoftuar publikimin e diskut të saj të pestë, të titulluar ‘French Touch’, që do të dalë në 6 tetor. Albumi që vjen pas katër vite heshtjeje, do të jetë një përmbledhje me këngë në gjuhën angleze, ndërsa atij i paraprin publikimi i këngës ‘Enjoy the Silence’, një version intim i suksesit të Depeche Mode i 1990.
Bruni, e cila është edhe aktore, e ka nxjerrë albumin e saj të parë “Quelqu’un m’a dit (Someone Told Me) në 2002.
Pas atij disku ajo publikoi edhe 3 të tjerë, “No Promises” (2007), një album që përmbante këngë me tekste të poetëve të mëdhenj anglezë, “Comme si de rien n’était” (As If Nothing Happened) në 2008 dhe “Little French Songs” në 2013. /a.g/