Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 12:16 Arkitektura e sigurisë evropiane në fokus: Trump thotë se marrëveshja do të përfshijë më shumë sesa Ukrainën Ekspertët paralajmërojnë se rishikimi i arkitekturës së sigurisë së Evropës do të plotësonte një kërkesë të vjetër të Moskës. Trump thotë se marrëveshja do…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Çfarë është në lojë në zgjedhjet e 25 prillit?

Magazinë E enjte, 7 Janar 2021 15:40
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Altin Gjeta-
Në më pak se 4 muaj Shqipëria do të shkojë në zgjedhje të përgjithshme për të dhjetën herë që nga rënia e regjimit stalinist hoxhist. Pas tri dekadash hapje, presupozohet që shqiptarët do të drejtohen pranë kutive të votimit për të zgjedhur mes programeve dhe ideve politike sesi mund të adresohen problemet e vendit. Mirëpo, ironikisht, Shqipëria jo vetëm që nuk është emancipuar politikisht drejt një demokracie funksionale dhe të konsoliduar ku rregullat demokratike, siç thonë studiuesit Stepan dhe Linz, janë të vetmet rregulla loje në ‘qytet’ (vend), por gjatë dekadës së fundit nën drejtimin e Edi Ramës ajo ka rrëshqitur me shpejtësi drejt një autokracie Chaviste.
Sigurisht, Shqipëria e ka pasur të vështirë të dalë nga gjendja parademokratike dhe parakapitaliste ku e pat lënë regjimi komunist. Megjithatë, pas viteve ‘90, vendi arriti të bëjë disa hapa përpara në drejtim të hapjes dhe integrimit brenda kornizës euroatlantike si dhe ndërmori disa reforma liberalizuese të guximshme në vitet 2005-2009. Sistemi pluralist, megjithëse anemik, garantonte ekzistencën e njëfarlloj regjimi hibrid konkurues. Në terma të tjerë, kjo do të thotë se megjithë problemet e vazhdueshme me zgjedhjet, kontrollin dhe balancimin e pushteteve, institucionet e pavarura dhe partitë politike, sistemi u jepte mundësi palëve politike dhe qytetarëve të dënonin dështimet gjatë mandateve të dyta.
Por, pas erozionit agresiv të inxhinjeruar politikisht nga mazhoranca socialiste të institucioneve kushtetuese dhe të gjithë rendit demokratik në vend, Shqipëria për herë të parë ka rrezik që të rrëshqasë nga autoritarzimi konkurues, ku kishte hapësira manovrimi për opozitën, shoqërinë civile dhe median për të ndalur gremisjen e vendit drejt hegjemonisë. Kjo pasi zgjedhjet e 25 prillit, për nga konteksti ku ndodhet vendi, rrezikojnë të jenë të pangjashme me çdo palë zgjedhje të tjera politike.
Për herë të parë në historinë post-komuniste, mazhoranca kontrollon të gjitha pushtetet në vend në mënyrë kapilare nga Këshilli i Ministrave, Parlamenti disfunksional, pushteti vendor, shumicën e medias dhe çdo agjensi tjetër publike, dhe private po të doni. Kjo e bën qeverinë një makineri elektorale manipulimi përballë të gjithë segmenteve të tjera të pafuqishme të shoqërisë. Sikur të mos mjaftone kjo, Rama, si askush tjetër më parë, i ka lëvizur të gjithë gurët në fushë, duke ndryshuar kushtetutën dhe kodin zgjedhor në mënyrë të njëanshme për të siguruar avantazh elektoral në tavolinë.
Së dyri, zgjedhjet e 25 prillit do të shenjohen padiskutim nga epidemia e COVID-19. Qeveria do të mundohet ta shfrytëzojë krizën shëndetësore duke mbjellur frikë për të kufizuar liritë dhe të drejtat e individit, siç edhe ka bërë gjatë gjithë kësaj periudhe. Kjo do t’ia pamundësonte qytetarëve pjesmarrjen aktive në politikë nëpërmjet takimeve elektorale të hapura. Rama kërkon që të mbajë sa më shumë qytetarë të pakënaqur në shtëpi gjatë fushatës elektorale dhe të dielën e 25 prillit, pasi ai e di që një pjesëmarrje masive në zgjedhje do të ishte shkatërrimtare për partinë e tij. Prandaj, nën pretekstin e krizës shëndetësore, qeveria do të mundohet ta mbajë opozitën larg qytetarëve dhe grumbullimeve elektorale aq të rëndësishme për thurjen e aureolës fituese të saj. Zhvendosja e diskursit publik nga takimet e hapura në hapësirën virtuale në media dhe rrjetet sociale, të kontrolluara dhe inxhinjeruar në masë nga zyrat e propagandës së qeverisë, do të deformonte dhe vështirësonte transmetimin e mesazhit të opozitës te publiku.
Së fundi, ndryshe nga zgjedhjet e mëparshme, këtë herë do të jetë e vështirë për aktorët opozitarë të bëjnë politikë, në kuptimin që të ofrojnë ide alternative realiste mbi sfidat ekzistenciale që po kalon vendi, jo vetëm se stili populist dhe narrativa boshe e Ramës e bën të vështirë këtë sipërmarrje, por edhe sepse struktura socio-ekonomike e shoqërisë shqiptare ka degraduar. Si pasojë e politikave pro-oligarkike që ka ndjekur Rama dhe korrupsionit masiv në të gjithë degët e qeverisjes, sipas raporteve ndërkombëtare (OKB dhe OECD së fundi) Shqipëria do të shkojë në këto zgjedhje më e varfër dhe më e boshatisur se kurrë nga të rinjtë dhe njerëzit e lirë.
Modeli ekonomik që ka ndërtuar Rama është një model etatist i bazuar në shpërndarjen e të ardhurave të mbledhura nga taksimi i lartë i drejtpërdrejtë dhe i tërthortë te klientët e pushtetit. Në këtë mënyrë, ky model, ka boshatisur xhepat e shqiptarëve sepse nuk prodhon rritje ekonomike për qytetarët, por nëpërmjet politikave puniste është bërë një mekanizëm kontrolli mbi jetën e tyre. Kështu, kjo ka bërë që pjesa më e madhe e bizneseve dhe individëve ta kenë të lidhur mbijetesën ekonomike me buxhetin e shtetit, pra qeverinë, çka në një fare mënyre i ka shndërruar në skllevër të pushtetit. Një shoqëri e varfër, e ikur dhe me qafën në lakun e pushtetit nuk ka vesh dhe interes për të dëgjuar ide politike dhe program alternativ qeverisës.
Kështu, në këtë kontekst, gara elektorale e 25 prillit do të jetë më e pabarabarta në historinë 30 vjeçare të Shqipërisë post-komuniste. Fatkeqësisht, rrethanat diktojnë se në lojë nuk do të jetë vizioni për një Shqipëri të majtë apo të djathtë, për aplikimin e taksës së sheshtë apo progresive, por në peshore do të jetë zgjedhja mes lirisë dhe anti-lirisë. Sigurisht, altoparlantët dhe zhurmuesit e Ramës do të na thonë se në Shqipëri njerëzit mund të flasin lirisht, se ekziston rendi kushtetues dhe demokratik dhe se në instancë të fundit Rama nuk është një autokrat, por një artist me shije dhe sqimë. Sipas Hayek liritë (në shumës) dalin në skenë kur, në fakt, mungon liria e vërtetë. Mund të ndodhë që një grup individësh me privilegje (oborrtarët e qeverisë) të jenë të lirë, por pjesa më e madhe e shoqërisë është nën shtypje, thotë Hayek. Një regjim i tillë është komod me kritikën, pasi ajo nuk ia rrezikon jetën, përkundrazi i shërben si fasadë.
Në këto kushte, lypet që të gjithë segmentet e shoqërisë shqiptare dhe aktorët opozitarë të bashkohen në një front të vetëm për të nxjerrë në zgjedhje të pakënaqurit në mënyrë që të tejkalohet manipulimi i pritshëm i vullnetit të lirë të shumicës për të rrëzuar Ramën dhe rifituar lirinë. Nga këtu, mund të hapet një cikël i ri politik i cili duhet të ketë për qëllim zgjerimin e lirisë, pasi sipas Amartya Sen, nobelist në ekonomi, liria është fondamenti i zhvillimit të një shoqërie.

Mund t'ju interesojë

BE me ty: Histori të vlerave që ndryshojnë jetën

BE me ty: Histori të vlerave që ndryshojnë jetën

13 Nëntor 2026, 12:06
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06
Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

5 Nëntor 2026, 13:50
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Arkitektura e sigurisë evropiane në fokus: Trump thotë se marrëveshja do të përfshijë më shumë sesa Ukrainën
Para 2 minutash

Arkitektura e sigurisë evropiane në fokus: Trump thotë se marrëveshja do të përfshijë më shumë sesa Uk...

Alarm në Dublin gjatë samitit europian: Policia çaktivizon pajisje shpërthyese pranë ambasadës franceze
Para 17 minutash

Alarm në Dublin gjatë samitit europian: Policia çaktivizon pajisje shpërthyese pranë ambasadës franceze

Rama: 2027-a, viti i përgatitjeve për anëtarësimin e Shqipërisë në BE
Para 19 minutash

Rama: 2027-a, viti i përgatitjeve për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Tiranë, shpërthim me eksploziv në banesën e një 47-vjeçareje
Para 24 minutash

Tiranë, shpërthim me eksploziv në banesën e një 47-vjeçareje

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 12 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 15 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

4 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 16 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.