Chicago Tribune (1924)/ Vdekja e mistershme e dy vëllezërve amerikanë, njëri në Kaliforni dhe tjetri në Shqipëri

“L’Avenir” ka botuar të premten e 9 majit 1924, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me vdekjen e mistershme të dy vëllezërve amerikanë Coleman, njëri në Kaliforni dhe tjetri në Shqipëri (pas një atentati në Mamurras), të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat-Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

”Pas vdekjes së Robert Coleman, financieri i San Franciskos, një nga dy tregtarët amerikanë që u vranë nga banditë shqiptarë më 6 prill, avokatët janë në mëdyshje për trashëgiminë, sepse në të njëjtën kohë vëllai i tij,  William Coleman, vdiq në shtëpinë e tij në Kaliforni.

William Coleman vdiq në orën një të mëngjesit (natës), me orën e Kalifornisë, ndërsa Robert Coleman vdiq në dhjetë të mëngjesit, me orën shqiptare. Duke llogaritur diferencën nëntë orë, të dy vdiqën në të njëjtën kohë.

Trashëgimia e një prone me vlerë rreth 500.000 dollarë varet nga njohja e saktë e minutës që vdiqën të dy vëllezërit, në mënyrë që të dihet se cili nga të dy vdiq i pari”.

SHKARKO APP