Çiftet në Japoni flenë të ndarë, mos u çudisni nga arsyet
Shtëpitë dhe apartamentet e vogla nuk i ndalojnë shumë çifte japoneze të flenë në shtretër të ndryshëm apo edhe në dhoma të ndryshme. Kjo nuk është një lloj çështje intime apo problem me marrëdhënien, por diçka që ata besojnë se është më e mirë për ta.
Ata kanë orare të ndryshme gjumi
Gjëja e parë që i bën çiftet japoneze të vendosin të flenë në shtrat veç e veç, janë oraret e ndryshme të punës. Nëse e zgjoni partnerin kur vini vonë nga puna ose kur ngriheni herët në mëngjes, sipas tyre rezulton në një pushim jo cilësor të tij. Kjo është arsyeja pse kalimi i natës në një dhomë tjetër ka kuptim. Do t’u japë atyre një gjumë të patrazuar dhe të shëndetshëm.
Fëmijët flenë me nënat e tyre
Nënat japoneze flenë me fëmijët e tyre dhe kjo konsiderohet shumë e rëndësishme, kështu që babai duhet të vendosë nëse dëshiron të ndajë të njëjtin shtrat ose të shkojë në një dhomë tjetër. Edhe shkenca ka provuar se kjo mund të ndihmojë prindërit dhe fëmijët të bëjnë një gjumë më të qetë.
Ndihmon foshnjën të mbajë një temperaturë të qëndrueshme dhe rrahje zemre normale dhe në të njëjtën kohë, zvogëlon mundësinë e sindromës së vdekjes së papritur të foshnjës.
Sipas japonezëve, kjo kontribuon që fëmija të ketë vetëvlerësim më të mirë, të bëhet i pavarur më shpejt dhe të dalë mirë në shkollë.
Të fjeturit të ndarë do të thotë paqe
Ata e vlerësojnë shumë gjumin e tyre dhe nuk duan të shqetësohen gjatë tij. Kjo do të thotë që ata nuk e shohin aspak si një problem, por si në mënyrë për të pasur një marrëdhënie më të shëndetshme. Edhe pse disa nuk kanë mundësi të flenë në dhoma të ndryshme, ata prapë dëshirojnë që ta bëjnë gjumin e tyre të bukurisë .