Çmimi Nobel në Fizikë u jepet shkencëtarëve që zbuluan pikat kuantike
Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave ka shpallur 3 shkencëtarë fituesit e çmimit Nobel për Kimi. Fituesit janë: Mundzi G. Bawendi, Louis I. Bruce dhe Alexei Ekimov.
“Çmimi Nobel i vitit 2023 për Kimi shkon për zbulimin dhe zhvillimin e pikave kuantike, nanogrimcave që janë aq të vogla sa madhësia e tyre përcakton vetitë e tyre”, theksoi akademia.
Nanogrimcat dhe pikat kuantike përdoren në dritat LED dhe ekranet televizive dhe mund të përdoren gjithashtu për të udhëhequr kirurgët në heqjen e indeve kanceroze, ndër të tjera.
Bawendi është profesor në MIT, Bruce është profesor në Universitetin e Kolumbisë dhe Ekimov punon për Nanocrystals Technology Inc.