Covid-19 dhe virozat e stinës, antibiotiku i pa rekomanduar bën më shumë dëm
Me t’u shfaqur simptomat e para qytetarët i kap paniku dhe nisin menjëherë mjekim edhe pa u vizituar tek mjeku nga frika se mos kanë rënë në kontakt me Covid-19. Simptomat janë lehtësisht të ngatërrueshme pasi ka këputje, temperaturë, kollë, të përziera diarre tek të dyja.
Ajo çfarë është më shqetësuese, nga frika, qytetarët sapo ndiejnë shenja edhe pa i konfirmuar ato nëse janë Covid-19 kanë filluar të shpërndajnë recetat e mjekimit tek njeri-tjetri, duke i nisur antibiotiket pa konsultën e mjekut.
Në fakt kjo vështirëson gjendjen e tyre shëndetësor pasi antibiotiket të cilët luftojnë bakteriet, ulin imunitetin në organizëm dhe nëse je prekur nga Covid-19 i cili e ul më shume imunitetin përkeqëson gjendjen shëndetësore.