COVID-19, një nga arsyet përse disa pacientë përjetojnë nje gjëndje më të rëndë shëndetësore se të tjerët
Nga Kevin Kapllani –
Përgjigja e kësaj pyetjeje mendohet që të jetë e lidhur me sistemin imunitar të pacientit në fjalë, e thënë më saktë me gjene të quajtura Interferone (IFN), të cilat janë proteina që ndihmojnë trupin të mbrohet kundër një patogjeni të huaj (psh ndaj një virusi)
Por nëse këto gjene thelbësore mungojnë në trupin e njeriut ose janë te lidhur me mutacione të ndryshme , kjo bën disa individë të jenë më vulnerabël ndaj sëmundjeve infektive sic është pra COVID-19, gjë kjo cila shpjegon qartë përse disa pacientë të prekur nga virusi në fjalë, shfaqin simptoma më të rënda se të tjeret.
Nga të dhënat paraprake vërehet tek personat te cilët përjetojnë një stad infeksioni te rëndë të COVID-19, një gabim gjenetik i lindur ku auto-antitrupat (qelizat që sulmojnë gabimisht trupin) ndërhyjnë dhe pengojne Interferonet, të cilët faktikisht synojnë stimulimin e një reaksioni imunitar për të luftuar një infeksion, pra ne kete rast nje virus.
Pacientë të tjerë me simptoma më pak të rënda ose personat asimptomatik ndaj COVID-19 nuk paraqitën të njëjtin numër të auto-antitrupave (pra numër më të ulë), gjë kjo e cila të con në përfundimin që Interferonet e tyre mund të luftojnë siç duhet virusin e në rastin më te mirë ta neutralizojne atë.
Në një studim tjetër, mjaft auto-antitrupa u gjetën në disa pacientë para se te ndodhte infektimi me COVID-19, duke lënë të kuptohet që njerëzit me këtë tipar gjenetik, mund të jenë të predispozuar ndaj një stadi vdekjeprurës te COVID-19.
Mbetet për t’u theksur fakti qe rreth 94% e pacientëve në një stad të rëndë te COVID-19, të lidhur me një numër të lartë auto-antitrupash, janë meshkuj.
Gjithashtu, mutacione gjenetike me lokacione të ndryshme në trupin e njeriut, te cilët gjithashtu janë në gjëndje te komunikojnë përgjigje imune tek Interferonet lidhen me një rrezik të lartë infektimi ndaj COVID-19.
Pra e thënë në fjale të tjera, këto mutacione gjenetike në qelizat e trupit të njeriut mund të çojnë në një stad më të rëndë infektiv të COVID-19.
*Student i mjekësisë në Gjermani