Damon “transferohet” te Atletico

Aktori i njohur amerikan, Matt Damon, është “transferimi” më i ri i gjigantit spanjoll, Atletico Madrid. Ylli i “Departed” dhe “Martian”, këto ditë është duke qëndruar në Madrid për të prezantuar filmin më të ri dhe ka ndarë disa momente për të pozuar me fanellën e klubit madrilen, Atletico. “Matt Damon është në Madrid për të prezantuar filmin e fundit dhe, pasi i pëlqen futbolli, deshëm t’i uronim mirëseardhjen. Pasi pozoi për mediat, Matt na befasoi me një: Aupa Atleti! (Hajde Atleti) Ai është më i miri”, ka shkruar klubi në postimin e vet në rrjete sociale.

SHKARKO APP