Dashuria e dy të moshuarve qysh nga klasa e 5-të, çifti feston Shën Valentinin pas 44 vite martesë
Sazan Metaj 66-vjeç dhe Vasilika 65 kanë 44 vite martesë.
Sazani tregon se gjithçka nisi në vitin e parë të gjimnazit, por bashke kanë qenë që prej klasës së 5.
“Ne kemi qenë në klasë të pestë.”
“Pastaj në vitin e parë të shkollës së mesme filluan ato ndjenjat e adoleshencës derisa një ditë arritëm t’i japim besën njëri-tjetrit.”
Thonë se dashuria tyre ka qenë e bukur duke filluar që nga letrat e deri tek takimet e fshehta.
“Koha jonë ka qenë më e bukur, se kishin letrat dhe takimet fshehurazi.”
“Ato ishin mjet komunikimi atëherë.”
Pavarësisht sfidave dhe të papriturave që u ka sjellë jeta tregojnë se janë të fortë dhe ja kanë dalë.
“Nuk kam bërë dasmë se prindërit nuk donin se ky ishte mysliman dhe unë ortodokse. Me babain kam ndenjur 6 muaj pa festuar.”
Këtë 14 shkurt dolën për të shijuar bardhësinë dhe ditën e të dashuruarve.
Ata thonë se këtë datë e kanë festuar gjithmonë.
“Çdo vit e festojmë. Ky është viti i parë që e festojmë pa fëmijët.”
Sot kanë 3 vajza dhe janë të lumtur, por kanë një mesazh për brezin e ri që të dashurojnë pastër dhe pa interes.
“Dashuria duhet të jetë e pastër dhe pa interesa ekonomike.”
“Kryesorja që ma ngacmon trurin është ana materiale. Kur ne jemi dashur, nuk ishte asgjë dhe e kemi filluar nga zero. Duhet mbështetje te njëri-tjetri.”
/Ora News