“Dashuria”, nëpërmjet fotografes Brigela Demaj
Magazinë E Enjte, 29 Prill 2021 11:20
CreativeMornings Tirana ka zgjedhur temën “Dashuria”, për muajin korrik dhe pikërisht për këtë temë , për të biseduar mbi dashurinë ka përzgjedhur fotografen Brigela Demaj e cila do të prezantohet para audeincës tiranase, shkruan KultPlus.
Ky bashkëbisedim do të mbahet në Bar- Club Hemingway në këtë të premte dhe do të nis në ora 9: 30. Brigela Demaj është një fotografe që e zhvillon aktivitetin e saj kryesisht në Shkodër.