Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 09:25 Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS! Asambleja Kombëtare e PS-së është njoftuar të nisë sot, më 14 nëntor, në orën 10:30, në kompleksin “Mövenpick”, në Gjirin e Lalëzit, Durrës, sipas…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
Lajmet e fundit
Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Dea Rrozhani, e reja shqiptare që krijoi aplikacionin për luftën ndaj dhunës me bazë gjinor

Magazinë E mërkurë, 17 Mars 2021 14:00
Dea Rrozhani, e reja shqiptare që krijoi aplikacionin për luftën ndaj dhunës me bazë gjinor
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Shqipëria është një vend i vogël por gjithmonë ka nisma të mëdha nga njerëz të zakonshëm, të cilët sjellin ndryshime, si Dea Rrozhani. E reja e cila së bashku me disa mikesha të saj ka krijuar aplikacionin “GjejZa”, i cili ka si qëllim parandalimin e dhunës me bazë gjinore dhe fuqizimin e grave për pavarësinë e tyre financiare. Historia e krijimit të aplikacionit “GjejZa” ka lindur me interesin e Deas ndaj teknologjisë dhe pjesëmarrjen e saj në një konkurs të tillë. Nisma dhe aplikacioni tashmë kanë marrë një njohje ndërkombëtare pasi Dea ka zhvilluar intervista edhe me blogje të huaja, ku ka shpjeguar momentet e para se si nisi krijimi i aplikacionit, nga ideja te puna për të realizuar një projekt që do të vinte në ndihmë dhe do të ndërgjegjësonte vajzat dhe gratë shqiptare.

Shkrimi i plotë për Dean dhe intervista në blogun oasis.kr-asia.com

Dea Rrozhani është bashkëthemeluese e “GjejZâ” , një aplikacion i cili është krijuar për të ndaluar dhunën me bazë gjinore në Shqipëri dhe për të fuqizuar pavarësinë financiare të grave që po shkëputen nga marrëdhëniet toksike. Ajo është gjithashtu themeluese dhe mentore në Robotech, një Klub Amerikan i Këndit të Tiranës, ku fëmijët e moshës 10 deri në 14 vjeç mësojnë bazat e programimit dhe robotikës. “Për vajzat e së ardhmes, jini më të sigurta në aftësitë tuaja dhe duhet të dini se nuk jeni më pak se kushdo tjetër. Jini të lirë në ndjekjen e çdo mundësie që ju paraqitet dhe vazhdoni të mbani ritmin që kemi ndërtuar.”

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Si ishit në moshën 16 vjeç?

Duke kujtuar vitet e mia të adoleshencës, gjithçka që mbaj mend janë momentet emocionuese kur dilja me miqtë e mi dhe ndjenjat e ankthit nga orët e panumërta të studimit. Me fjalë të tjera, unë kurrë nuk kam menduar të ndryshojë botën. Kjo ishte pikërisht arsyeja pse interesi im u zgjua në momentin që lexova për Dea në Forbes. Në vitin 2019, kur ajo ishte 16 vjeç, ajo dhe dy mitë e saj të ekipit fituan Çmimin e Madh të Technovation për aplikacionin e krijuar prej tyre Gjejza. E frymëzuar nga impakti që donin të përcillnin, unë ftova Dean për një intervistë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Shumë vajza nuk ishin të interesuara në teknologji

“GjejZa”, në gjuhën shqipe përkthehet “gjeni zërin tuaj”, u krijua nga Dea dhe mikeshat e saj të skuadrës, Arla dhe Jonada, për të ndaluar dhunën me bazë gjinore në Shqipëri, që ka rrënjë të thella patriarkale në shoqëri. Në fokus të ekipit ishte normalizimi i dhunës me bazë gjinore në shoqërinë e tyre dhe sitë rinjtë po përballeshin e marrëdhëniet toksike. Aplikacioni u ndërtua me qëllim që të fuqizojë, informojë dhe të mundësojë gratë të marrin masa. Para intervistës, Dea më kishte përmendur se kur u bashkua me Technovation në moshën 12 vjeçare, mezi kishte ndonjë vajzë në Shqipëri që interesohej për teknologjinë. Pyesja veten nga lindi pasioni i saj për kodimin dhe robotikën.

Mund t'ju interesojë

BE me ty: Histori të vlerave që ndryshojnë jetën

BE me ty: Histori të vlerave që ndryshojnë jetën

Para 21 orësh
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06
Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

5 Nëntor 2026, 13:50

“Është mahnitës fakti se si kaq rastësore mund të shndërrohet në një ndryshim i madh në jetën time,” thotë Dea. “Kishte hapësira për të rinjtë në Shqipëri që siguroheshin nga Ambasada Amerikane dhe unë i vizitoja shpesh. Nëna ime më kishte thënë për një programin të ri mbi teknologjinë, por unë i thash ‘Jo, nuk duket shumë interesante. Pavarësisht se nuk e refuzova në mënyrë absolute nuk e gjeta veten aty.

Sidoqoftë, nëna ime më inkurajoi duke thënë se përmban edhe biznesi në këtë program dhe se mund të më pëlqente. Si përfundim Dea u bë pjesë e programit. Siç tha ajo, “Çdo mundësi që të del përpara, duhet ta marrësh dhe ta eksplorosh fillimisht. Nëse nuk ju pëlqen, gjithmonë ju mund ta braktisni. Por nëse ju pëlqen mund të zbuloni një pasion të madh e të vërtet brenda jush”. Anëtarësimi në Technovation rezultoi të ishte si në thirrje e brendshme për Dean. Megjithëse nuk kishte asnjë përvojë në teknologji, ajo studioi teknikat e ndërtimit të softverit.

Duke përdorur një laptop të vogël që gjeti në shtëpi, ajo mësoi kodime dhe teknika të ndryshme dhe u tregoi prindërve të saj se çfarë ishte në gjendje të bënte. Kodimi ishte një përvojë vërtet magjepsëse për të, dhe ajo filloi të merrte pjesë në sfidën e Technovation çdo vit. Eventi inkurajoi koduesit e rinj për të aplikuar dhe për të shfaqur aftësitë e tyre si dhe të zgjidhur problemet e botës reale. “E gjithë përvoja më formoi me të vërtetë si person dhe më bëri shumë të vetëdijshëm për problemet në komunitetin tim,” ndau Dea me mua. Kjo ishte mënyra se si GjejZâ u krijua dhe se si Dea u bë një ambasadore dhe mentore në Technovation.

Gjatë intervistës, ndjeva se përvoja e Deas me kodim ishte e lidhur me influencën e një prej prindërve të saj. Ata e inkurajuan atë të ishte kurioze. Edhe pse shumica e njerëzve janë të interesuar lidhur botën përreth tyre, kërkesa për efikasitet dhe bombardimet e vazhdueshme të informacionit kanë bërë që shumë prej nesh të ndalojnë së bërë pyetje. Megjithatë Dea arriti ta mbajë atë kureshtje të “ndezur” dhe përfundimisht të bëjë një ndikim të vërtetë në shoqërinë e saj. Kjo ishte arsyeja pse unë u frymëzova nga ajo.

Prezantimi i provave të mundësive

Gjatë bisedës sonë, Dea ndau përvojën e saj në themelimin dhe mentorimin në Robotech, ku fëmijët e moshës 10 deri në 14 vjeç mësojnë bazat e programimit dhe robotikës. Ideja lindi kur ajo ishte duke prezantuar projektin e saj të krahut robotik, dhe iu dha mundësia për të krijuar hapësirën e saj në “Këndin Amerikan” për të mësuar vajzat e tjera në lidhje me robotikën. “Si fëmijë, gjithmonë e kam dashur mësimin dhe shkëmbimin e njohurive. Në momentin që dikush kupton një koncept, është një moment përcaktues për botëm sipas meje – unë doja që të tjerët ta shihnin këtë gjë si unë.

“Dea kishte një buzëqeshje të madhe në fytyrën teksa më tha se “Në të vërtetë isha shumë nervoze. Isha vetëm 14 vjeç, dhe kjo kërkonte shumë përgjegjësi. Por unë isha duke punuar me vajza të moshës sime (dhe disa që ishin më të mëdha se unë), dhe u ndjeva sikur kisha nevojë t’u tregoja atyre se ekzistojnë mundësitë. Po sikur një vajzë tjetër të vinte dhe të gjente zërin e saj të brendshme në teknologji, ashtu si unë?”

Klubi Robotech ishte një vend për vajzat e reja ku të eksploronin botën e teknologjisë. Për Dea, seancat e fundit ishin pjesa më e paharrueshme e kësaj përvoje: “Çfarëdo projekti që ata ndërtonin nga gjërat që mësonin, mund ta shihnit në sytë e tyre nëse diçka po funksiononte. Atëherë e kuptova që në të vërtetë e kam arritur misionin tim”.

Meqenëse ajo kishte mentoruar kaq shumë vajza që janë rreth moshës së saj, unë isha kurioze nëse ajo kishte vërejtur një ndryshim në mënyrën se si vajzat shqiptare e shikojnë teknologjinë. Ajo mendon se ka një ndryshim. “Kur hyra në Technovation në orën 12, ishin vetëm pesë vajza dhe disa prej tyre braktisën programin në gjysmë të rrugës”, tha Dea.

“Sidoqoftë, ne kemi filluar të shohim ndryshime gjatë gjithë viteve. Kishte rreth 10 vajza në vitin e dytë, dhe popullariteti i programit u rrit. Vitin e kaluar, mendoj se kemi arritur rekordin e mbi 100 pjesëmarrësve në Shqipëri. Ne jemi thjesht të kënaqur që fjala është përhapur dhe që ka një ndryshim në një shoqëri ku vajzat zakonisht nuk inkurajohen të ndjekin fusha të tilla.”.

Fillimi i vogël për të bërë ndryshime të mëdha

Para se të përfundoja intervistën, e pyeta Dean se çfarë do të dëshironte të shihte tek vajzat e brezit të ardhshëm të Shqipërisë. Ajo kishte pritshmëri të matura. “Ne kemi bërë një rrugë të gjatë tashmë dhe ajo që do të doja vërtet të shihja është që brezat e ardhshëm të vazhdojnë me këtë ritëm.

Do të ishte mirë që vajzat të jenë më të sigurta në aftësitë e tyre dhe ta shohin veten si të barabartë me djemtë në çdo fushë. Personalisht, shpresoj të fitoj të gjitha njohuritë që mundem në fushën time dhe t’i përdor ato për të sjellë ndikim në një shkallë më të gjerë. ”

Nëse do të më pyesnit se si ndihesha gjatë gjithë intervistës, fjala që do të përdorja për të përshkruar ndjenjat e mia do të ishte e “mahnitur”. Në Singapor, ne shpesh themi se jetojmë në një flluskë të vogël paqësore, sepse të rinjtë këtu rrallë përballen me ndonjë ndryshim rrënjësor në shoqëri. Ndihem thellësisht e frymëzuar nga kjo vajzë adoleshente e pjekur nga Shqipëria, e cila ka pasur guximin të ndjekë dhe të tejkalojë veten për të bërë një ndryshim në shoqërinë e saj.

Ne shpesh shohim ndryshime në shoqëri kur ato ndodhin, por shumicën e kohës, këto ndryshime fillojnë me hapa të vegjël dhe kërkojnë përpjekje të pabesueshme dhe të vazhdueshme nga ata që besojnë në një kauzë të caktuar.

Etiketat e lidhura

Dea Rrozhani
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!
Para 10 minutash

Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!

Sot sulmon Erion Veliaj, nis sms anëtarëve të Asamblesë: PS nuk është Edi Rama!
Para 20 minutash

Sot sulmon Erion Veliaj, nis sms anëtarëve të Asamblesë: PS nuk është Edi Rama!

168 ditë revoltë, Tirana në protestë kombëtare! Studentët, qytetarët dhe Diaspora kërkojnë dorëheqjen e Ramës
Para 31 minutash

168 ditë revoltë, Tirana në protestë kombëtare! Studentët, qytetarët dhe Diaspora kërkojnë dorëheqjen ...

Takimi në Kinë Trump Putin Xi: Merz i kërkon Trumpit të shmangë marrëveshjet e papritura për Ukrainën
Para 33 minutash

Takimi në Kinë Trump Putin Xi: Merz i kërkon Trumpit të shmangë marrëveshjet e papritura për Ukrainën

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 9 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
Para 23 orësh

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

3 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 12 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

4 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 13 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.