Debati në TV/ Elsa: Do të helmoj që të vdesësh, nuk më intereson se hyj në burg

Dy shoqe të ngushta kanë ardhur në rubrikën “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare sepse janë në konflikt me njëra-tjetrën për një borxh të marrë në vitin 2014. Shemsia së bashku me bashkëshortin i kanë marrë 5 milion lekë Elsës, dhe më pas u zhdukën, duke mos ia shlyer këtë borxh.

Ata jetonin në Tiranë, po më pas u zhvendosën në Vaqarr ku ndërtuan dhe një shtëpi dy katëshe, duke humbur kontaktin me Elsën. 1 vit e gjysmë më parë kur vdiq bashkëshorti i Shemsies, Elsa i gjen shtëpinë në Vaqarr dhe e viziton.

Shemsia i thotë që të jetojnë së bashku meqë Elsa rri me qira. Elsa pranoi, por tani kanë nisur konfliktet me jetesën bashkë. Shemsia thotë se Elsa bërtet nëpër shtëpi dhe korridor dhe rri nga 3 orë në tualet nga inati. Do që ta nxjerrë nga shtëpia, por Elsa nuk pranon derisa të marrë lekët mbrapsht.

Eni Çobani: Çfarë ke bërë t’i zonja Elsa tani? E gjetët zonjën, e pastaj çfarë ndodhi?

Elsa: Më tha hajde pi kafe, më pyeti ku jeton, i thashë në Kombinat me qira. Më tha lere dhe hajde tek unë. I thashë mirë dhe shkova të nesërmen tek ajo.

Shemsia thotë se nuk ka ku t’i gjejë lekët, ndërsa Elsa thotë se ku të dojë le t’i gjejë. Gjithashtu Shemsia tregon se nuk e ka emrin në hipotekën e shtëpisë. Në momentin që hipoteka të ketë emrin e saj dhe ta shesë, do ia japë lekët.

Eni Çobani: Zonja Elsa kur ia keni dhënë lekët Shemsies?

Elsa: Në Maj të 2014, pa dokumente se kisha shumë besim, ishte shumë grua e mirë.

Shemsia tregon se ajo ishte në punë kur ia morën lekët dhe do ia paguante, por pësoi aksident me makinë, burri i saj ishte invalid. Dëshiron që ta nxjerrë nga shtëpia sepse nuk e duron dot sepse bërtet nëpër ballkon, ndërsa Elsa thotë që nuk do dalë kurrë nga ajo shtëpi edhe nëse do marrë policinë. Madje gjatë seancës së ndërmjetësimit Elsa e kërcënon i thotë se do e helmojë, të vdesë dhe nuk i intereson se përfundon në burg apo jo nëse s’ia jep lekët. /Tv Klan/

SHKARKO APP