Degradon kampi ku u torturua Margarita Tutulani. Shteti e harroi, e vizitojnë vetëm qentë

Plot 81 vite më parë nga fashistët italianë në Porto-Romano të Durrësit u ngrit kampi famëkeq

Heronjtë e Atdheut Margarita dhe Kristaq Tutulani para se të vriteshin në Kavajë me 6 korrik të 1943, u torturuan për ditë me radhë brenda këtyre objekteve. Mbi 1200 anti-fashistë u torturuan, dhunuan dhe ekzekutun në këtë kamp, dhe qëllimi kryesor ishte shuarja e lëvizjes Anti-Fashiste.

Gjatë viteve, gjendja e godinës së kampit ka shkuar drejt degradimit. Veteranët durrsakë shprehen të shqetësuar për këtë situatë, ndërsa apelojnë që historia të mos harrohet.

“Durrësi ka shumë vlera historike, pak a shumë janë mirëmbajtur, por ta shohësh kampin historik, kampin patriotik, kampin ballkanik që këtu kanë lënë gjakun, kanë lënë jetën e tyre mbi 1 mijë e sa të internuar, kjo është llahtari, kjo është maskadarë. Mendoj që pushteti vendor, dhe pushteti qendror nuk i ka në objekt këtë vende kaq të rëndësishme që kanë vlera të mëdha për t’ua trashëguar, për t’ua transmetuar brezave rolin vendimtar, rolin e madh të qytetarëve durrsak dhe më gjerë. Kampi në vetvete mbante afërsisht mbi 1,200 të burgosur këtu dhe jeta benda në kamp ishte me të vërtetë tmerr”, shprehet veterani durrsak.

Edhe për historianët ky vend ka rëndësi të veçantë për përkujtimin e luftës anti-fashiste, ndaj kampi duhej të ishte shpallur monument kulture.

“Për mendimin tim, ky duhet  të jetë monument historik sepse përkujton ngjarjet më të rëndësishme të luftës Nacional-Çlirimtare”, shprehet veterani durrsak.

Pas ikjes së italianëve, kampin e mori nën zoterim Gjermania Naziste, e cila e ktheu ne kamp per te gjithe antinazistët e Ballkanit.

Fundi i tij do të ishte me datat 19 dhe 20 tetor 1943, kur u boshatis dhe dhjetëra shqiptarë u dërguan në kampet e shfarosjes naziste në Mauthausen, ndërsa 40 prej të cilëve nuk u kthyen kurrë në atdhe. /Ora News

Ora News - Degradon kampi ku u torturua Margarita Tutulani. Shteti e harroi, e vizitojnë vetëm qentë

SHKARKO APP