Dërgon “hahaha”? Psikologia: Personi që ka frikë dhe s’është guximtar
Në emisionin Rudina në Tv Klan është trajtuar një temë shumë interesante që lidhet me të gjithë ne. Do flasim për mesazhet dhe mënyrat e dërgimit të tyre. Nuk ka rregulla të shkruara se si duhet të dërgojmë një mesazh, por ka mënyra të ndryshme se si i shkruajmë dhe pikërisht ato mesazhe tregojnë shumë për ne se çfarë lloj karakteri jemi.
Aba Zeneli psikologe, ka treguar se njerëzit që shkruajnë shpesh “hahahaha” në mesazhe janë frikacakë dhe jo të guximshëm. ““Hahahaha” apo “Lol” tregojnë se kemi një person që nuk mban një qëndrim, ka frikë ose nuk guxon, kështu që për mos ta prishur me tjetrin i shkruan një “hahahaha” në fund dhe është në rregull.
Njerëzit që shkruajnë mesazhe njëri pas tjetrit, janë kërkues, dinë se çfarë duan, e kanë kontrollin, por nga ana tjetër, njerëzit i shohin si të paduruar dhe shqetësues me këto mesazhe të njëpasnjëshme por nuk është ashtu, këta janë njerëz të cilët duan dhe kërkojnë me këmbngulje një përgjigje. Janë këmbëngulës dhe guximtarë”, është shprehur psikologia. /Tv Klan/