Dështon koncerti i Bushidos në Prishtinë, publiku kërkon kthimin e biletave

Kanë mbetur të zhgënjyer fansat e reperit të famshëm Bushido në Kosovë, pasi koncerti i tij nuk u realizua mbrëmë. Bushido mbrëmë duhej të performonte në “Prishtina Plus Festival”, por që një gjë e tillë nuk ndodhi për shkak të prishjes së gjeneratorit, transmeton Koha.net. Përmes një postimi në Facebook Bushido ka thënë se i vjen i keq që nuk performoi para publikut kosovar edhe pse ka pritur rreth dy orë në prapaskenë për rregullimin e gjeneratorit.

“Të dashur miq, mbrëmë na thanë se gjeneratori është prishur dhe ata u munduan për dy orë që ta rregullojnë që të fillonte koncerti. Ne qëndruam një orë në prapaskenë në errësirë, sepse shpresuam se energjia do të rregullohej. Fatkeqësisht nuk u rregullua dhe u desh të rikthehemi në hotel”, ka shkruar Bushido.

Ai më tej ka thënë se, “e kuptojmë zhgënjimin tuaj, gjithashtu edhe ne jemi të shkatërruar, do të ishte një festë e jashtëzakonshme”. “Shpresojmë ta mbajmë herën tjetër, por ajo që pamë gjatë vizitës sonë në Kosovë është se rrallë shohim aq njerëz miqësorë që na mirëpresin me duar hapur. Respekt për këtë dhe ne e rezervojmë këtë ditë, edhe pa energji, si kujtim i mirë”, ka shkruar Bushido.

Organizatorët e këtij festivali kanë marrë kritika të shumta nga publiku, të cilët kanë kërkuar kthimin e biletave.

 

SHKARKO APP