“Despacito” në majat e muzikës botërore, ja si u bë kënga më e dëgjuar

Kënga Despacito është ndër këngët më të njohura në të gjithë botën, edhe pse është në gjuhën spanjolle. Vetëm nëntë këngë nga gjuhë të tjera kanë arritur të kenë sukses edhe në Shtetet e Bashkuara dhe Britani si: Gangam Style, apo The Ketchup Song. Këngëtari Luis Fonsi ka treguar për BBC se si Despacito është bërë një këngë globale. “Si ndihesh të kesh këngën më të dëgjuar në botë për momentin. Është qesharake që e them këtë, e dëgjoj por akoma nuk arrij ta kuptoj si”. Në rrjetin Youtube, kënga ka thyer rekord duke u klikuar më shumë se 1.8 miliard herë. Një ndër yjet e popit, Justin Bieber bëri versionin remix të kësaj këngë me tekst anglisht, gjë që solli shumë klikime nga amerikanët. “Që kur Bieber bëri remix-in, Despacito u ngjit në top10 e këngëve më të dëgjuara dhe pas tre javësh arriti vendin e parë”, tha Chris Molanphy, kritikues i muzikës. Ky është projekti muzikor më i madh i prodhuar nga latinët që kryesoi në muzikën botërore “Macarena” në 1996.

SHKARKO APP