Doktorët paralajmërojnë që astmatikët duhet të izolohen shumë më gjatë, madje edhe deri në 12 javë
Pos njerëzve të moshuar, shtatzënave, të sëmurëve kronikë dhe onkologjikë, astmatikët këshillohen që t’u përmbahen rreptësisht masave të izolimit
Të gjithë njerëzit, të cilëve u janë rekomanduar vaksinat kundër gripit sezonal, bëjnë pjesë në grupin e rrezikut për zhvillimin e kompilimeve të shkaktuara me virusin e ri – ka deklaruar Jonahtan Van-Tam, zëvendës i kryeoficerit mjekësor në Angli.
Grupet e rrezikut duhet patjetër të vetizolohen, ndërkaq astmatikëve u këshillohet të vetizolohen në kohëzgjatje madje deri në 12 javë.
Astma është gjendje respiratore e cila sulmon numër të madh fëmijësh dhe të moshuar, mirëpo kjo nuk do të thotë që astmatikët domosdo do të sëmuren nga coronavirusi.
Covid-19, si edhe çdo virus tjetër respirator mund të përkeqësojë astmën, gjë që të sëmurin mund ta çojë në rrezik.
Njerëzve me astmë cilido infeksion respirator mund t’u krijojë probleme.
Më së miri është që në periudhën e ardhshme të izoloheni dhe çdo ditë të merrni terapinë tuaj.
Këshillë për astmatikët, si edhe për të gjithë të tjerët është që t’u përmbahen masave themelore të preventivës.