Dokument i vitit 1830/ Kënga e rrallë e marinarëve ilirë për bukuroshet e tyre

Nga Aurenc Bebja

Në librin me titull “Le Chansonnier des grâces : avec la musique gravée des airs nouveau”, botuar në vitin 1830 në Francë, gjejmë, në faqen e tij n° 165, një këngë të rrallë dhe të bukur të marinarëve ilirë, e sjellur në gjuhën frënge nga poeti romantik francez, Evariste Boulay – Paty (1804 – 1864).

 Këto vargje janë thurur asokohe për gratë ilire, të cilat prisnin në breg kthimin e marinarëve të tyre. Lundrimi i trimave ilirë ka qenë disi i vështirë për shkak të pengesave të ndryshme, megjithatë ata nuk janë dekurajuar. Madje, tingujt e kësaj kënge për bukuroshet e tyre kanë qenë motivues për të kapërcyer çdo vështirësi. Për më shumë, do të gjeni në vijim këngën e plotë, sjellë ekskluzivisht në shqip nga Aurenc Bebja, Blogu « Dars (Klos), Mat – Albania » :

 “Hëna shkëlqen dhe rrëshqet në mesin e yjeve,

Gjiri reflekton kaltërsinë e qiellit të kthjellët ;

Dhe flladi i mbrëmjes, i butë në ballin e marinarit,

Nuk fryn më mbi velat tona li të bardhë.

Pisombo ! Pisombo ! *

 Le të përkulemi duke kënduar, dhe rremi i gjatë

Të ngrihet hijshëm e të zbresë me ritme të barabarta !

Harmonia e muzgut të tij është bukuria e ujërave.

Të nanurisemi e ta çajmë shkumën me tehun e tij !

Pisombo ! Pisombo !

 Të lundrojmë në vallen e gëzueshme të vajzave nga Raguza,

Me gërshetat e gjata, lëkurën e bardhë dhe syrin e zi ;

I dëgjoj këngët e tyre larg në qetësinë e mbrëmjes ;

Por një vonesë e paparishikuar na pengon nga dashuria e tyre.

Pisombo ! Pisombo !

Ta sigurojmë të dashurën tonë të ulur në plazh ;

Se kënga jonë, duke njoftuar kthimin,

Shtrihet mbi valët ku mbretëron një gjysëm-ditë

E ky refren i ëmbël të fluturojë deri në breg !

Pisombo ! Pisombo !

 * Marinarët ilirë përsëritnin këtë fjalë kur këndonin gjatë lundrimit me qëllim për të akorduar lëvizjet e tyre.

 (Blogu © Dars (Klos)

SHKARKO APP