Drama “Karamel” shfaqet në New York

Nga Mimoza Dajçi/Pak ditë më parë, në një nga ambjentet e “Producer’s Club” ne Manhattan shpalosi siparin e saj drama “Karamel” me skenar dhe rregji të Naser Shatrollit, ku për personazhe kryesore ka babë e bijë – Mel dhe Maks. Rolin e Mel-it, e luan aktorja e talentuar Driada Matoshi, ndërsa babai – Maks interpretohet nga legjenda e artit shqiptar Ismet Azemi. Mundësia që kjo dramë të shfaqej edhe në SHBA, u arrit falë përpjekjeve të duhura të aktorit Xhevat Limani dhe Trupës së tij të Teatrove në Amerikë. Duke filluar me lojën aktoreske, desha të ndalem tek përzgjedhja e aktorëve, ku paraqiten babë e bijë dy personazhe me botë krejt të ndryshme.
Ismet Azemi është aktor i Teatrit Kombëtar të Kosovës, vjen tek kjo dramë pas një eksperience shumë të bukur të skenës dhe ekranit. Ka luajtur me qindra role si në teatër, televizion ashtu edhe në ekranin e gjerë të filmave artistike. Eshtë fitues i Çmimeve dhe Vlerêsimeve të shumta, si në Kosovë, Shqipëri dhe botë. Performanca e tij ka qenë gjithmonë e një niveli të lartë klasik e bashkëkohor, ka luajtur jo vetëm në skenat shqiptare, por edhe ato europiane e botërore. Eshtë një aktor i dashur dhe i kërkuar jo vetëm nga regjisorë e producentë, por edhe publiku i gjerë.
Ja si shprehet gjatë bisedës me ne aktori Ismet Azemi: ” Shtrirja e kulturës dhe artit ndër shtetëror me miqtë tanë në Amerikë, qofshin shqiptarë apo amerikanë, për ne si komb tregon hapësirat që SHBA-të krijon për ne. Na bën që të besojmë tek miqtë tanë, të kemi shpresa se kemi një dorë shpirtërore që na mbështet dhe ne zotoheni se do të bëjmë çmos si artist që nëpërmjet artit dhe kulturës, jo t’ja u kthejmë se ndihemi borxhlinj, por tu tregojmë se ne do të mbrojmë artistikisht bashkëpunimin e vlerave të ndërsjellta. Pa dashur të dal nga vetvetja – vijon Z. Azemi, do të shpalos këtu sot, atë që ndjej si mirënjohjen time nga thellësitë e sinqerta për mikun tim të veçantë Xhevat Limani, i cili është një artist me zjarr pa tym, krejt flakë, që bëri të mundur ardhjen tonë me Teatrin e tij në SHBA. Gjithashtu shpreh edhe mirënjohjen time për të gjithë ata që dhanë ndihmesën e tyre për ne, përfshirë edhe ju Mimoza. Do të veçoja në këtë rrjedhojë të gjithë njerëzit që shprehën vullnetin e mirë për mikëpritjen tonë, duke mos lenë në haresë edhe stilistin Nazim Salihun, me emrin e përkëdhelur të biznesit të tij “Noli”, i cili gjithë kohës qëndroi afër nesh, që ne të dukeshim sa më të bukur e skenik gjatë shfaqeve tona”.
Vajza e Maks-it, lozonjarja Mel –  Driada Matoshi, një aktore e re, premtuese e artit të së ardhmes. E bukur e gjallë në skenë, me lojën e saj kreative të imponon ta ndjekësh në skenë në çdo hap, fjalë dhe lëvizje të saj. Ajo vjen në këtë fabul shqiptare pas një sërë suksesesh në fushën e artit, televizionit, gazetarisë dhe shoqërisë civile. Ka një CV të pasur artistike. Ka luajtur në një sërë filmash dhe dramash në Kosovë. Për punën e saj të susksesshme ështe vlerësuar me Çmime e Medalje të ndryshme. Ka performuar mrekullishit si aktore në Kosovë, Tiranë, Europë e sot në SHBA, ku shpalosën dramën “Karamel” për disa net rradhazi në New York dhe Connecticut. Dramë që u mirëprit nga publiku artëdashës shqiptar dhe ai amerikan. Driada së fundmi është “përqëndruar” në teatrin urban – jetën urbane, për lirinë e saj mbuluar gjithë sharm. Dëshira e saj është që në menyrë simbolike për Paqen kudo ndër shqiptarë e botë të mbjellë një pemë në Sheshin “Nene Tereza”. Sipas Mel apo Driadës tonë të talentuar: “Drama “Karamel” e bazuar në dy aktorë, është e thjeshtë dhe e lehtë edhe për tu mbartur, se ka pak dekore dhe luhet vetëm ndërmjet dy personazheve babë e bijë. Eshtë një nga punët e mija më të dashura thotë ajo. Drama vijon Driada tregon një moment shpërthimi midis vajzës dhe babait, është dramë e fuqishme familjare, që prek dhe diskuton mbi vizionin e jetës, ardhmërisë e dashurisë njerëzore në familje. Fillimisht e kemi luajtur në Ferizaj, pastaj në të gjithë Kosovën, në teatrin eksperimental të Kiço Londos, në Metropolitan, Skampa në Elbasan, Tiranë, etj. Eshtë një dramë që unë e pëlqeva dhe e mirëprita menjëherë, pasi teatri që ne aplikojmë është përballë me publikun dhe nuk kam patur dyshim se shfaqja do të ishte një produksion i suksesshëm”.
Duke u ndalur tek regjisori i dramës “Karamel”,  një nga dramaturgët më në zë, e i njohur në Kosovë Naser Shatrolli thotë se” – Kjo është një dramë njerëzore e ndërthurur me thupra të absurditetit – një komedi e zezë për rrethanat kosovare – shqiptare -universale, e kurthuar në kolovajzë kujtese. Kjo dramë nënvizon dramaturgu Shatrolli ka idenë e një fabule. Eshtë metaforë e mendësisë midis dy personazheve babë e bijë me karaktere e botë të ndryshme. Regjisori i njohur Naser Shatrolli ka një background të pasur si dramaturg, regjisor dhe skenarist, ai është nominuar për krijimitarinë e tij artistike edhe është fitues i disa Çmimeve të mëdha.
“Karamel” thotë Z. Shatrolli, e bëri rrugën e saj në Amerikë. Unë e kisha një dro-dileme, se si dhe sa do gjej interferim – komunikim artstik nëpërmjet tematikës dhe fabules që ka sendërtuar shfaqja në vetvete karshi rrethanave ku e kemi ndërtuar dhe udhëtimi që kemi bërë si dhe çmimeve që kemi marë ndër festivale e skena të shumta. Atë ndjesi unë si autor i shfaqes e kam marë, sespse e ndjeva në sallë tek audienca. Fjalët e tyre ishin më të thururat nga pjesa e komunitetit shqiptar, emra që ka nxjerë skena shqiptare ndër vite. Kemi marë adhurimin dhe bekimin shpirtëror nga kjo botë e këtij komuniteti njerëzor dhe human e artistik. Xhevat Limani qe “sherri” i këtij manifestimi kulturor me të cilin  ne udhëtuam në Amerikë dhe u shijuam në të gjitha kuptimet. Mikëpritja ishte në nivelin e mendësisë së shtëpisë së Z. Xhevat Limanit, i cili na ka nderuar së tepërmi”.
Si pasqyryese e kësaj kronike pas shfaqes u takova me artistët shqiptarë nga Kosova. U ulëm në një kafe. Biseda ishte interesante. Në këtë turne ata ishin nderuar dhe shoqëruar edhe nga Udhëheqësi i Divizionit të Promovimit në Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sporteve në Qeverinë e Kosovës Imer Hakaj, pasi ky spektakël u mbajt nën patronazhin dhe bashkëpunimin e Teatrit Shqiptar në SHBA që drejtohet nga aktori dhe regjisori Xhevat Limani, Qeverisë së Kosovës dhe Konsullatës së Qeverisë së Kosovës në New York. Ndër të tjera në bisedë me Z. Hakaj ai tha: “Si falenderim i parë dhe i fuqishëm i shkon prej qeverisë tonë aktorit të njohur Xhevat Limani, i cili hapi dyert në fushën e aktrimit në shkëmbimin e kulturave Kosovë – Amerikë. Uroj që këto përvoja të mbahen edhe në fusha të tjera me interes për Kosovën. Falenderojmë miqtë tanë Nazmi Salihun, e të tjerë që na mbështetën në shfaqet e trupës tonë teatrore si në New York ashtu edhe në Connecticut. Si zyrtar i shtetit uroj që së shpejti të fillojë edhe bashkëpunimi në fushën e trashëgimisë kulturore, përkatësisht në Muzeun e Kosovës, ku përveç mikut tonë në SHBA, James L. Griffin dhe Xhevat Limanit, të cilët po punojnë për ekspozitën e luftës në Kosovë, të angazhohen edhe individë apo dashamirës të tjerë të artit, historisë dhe kulturës shqiptare apo dhe amerikane”.
Edhe pse këtij reportozhi po i vjen fundi, nuk mund të qëndroj indiferente pa përcjellë disa rreshta për mikëpritësin kryesor të kësaj trupe teatrale nga Kosova, artistin me zemër të madhe dhe patriotin Xhevat Limani, i cili me dashamirësinë e tij për artin dhe për vlerat e bashkimit të kombit nëpërmjet artit, realizoi shpalosjen e dramës “Karamel” në SHBA. Xhevat Limani një aktor klas, artist dhe regjisor i shumë teatrove, dramave dhe filmave artistikë, njihet kudo për interpretimet e tij të përkryera në role dhe episode të ndryshme artistike. Njeri fisnik e human që i përket asaj pjedale artistësh që edhe pse nën shtypjen e okupatorit krijuan fizionominë e artë të artit skenik shqiptar. Z. Limani është jo vetëm një artist i suksesshëm në fushën e dramës dhe kinematografisë shqiptare, por edhe një lider i suksesshëm në komunitet e më gjerë, një patriot me shprit karizmatik dhe “luftëtar” i paepur i çështjes kombëtare. Nëse më lejon artisti Ismet Azemi më duhet të përsëris fjalët e tij, kur thotë se, artisti Xhevat Limani është një zjarr pa tym, e vetëm flakë, pasi prodhimtaria e tij artistike dhe performanca e tij e lartë e pasqyron më së miri figurën e këtij aktori të përmaseve dhe niveleve me shkallë botërore. Kur e pyeta Xhevatin nëse ka diçka për të thënë për këtë rast, pranon heshtjen. Dhe ishte e kuptueshme, pasi puna edhe zemra e tij e madhe flasin vetë për fisnikërinë dhe lartësinë e tij si qënie humane.
Për grimin dhe stilimin e aktorëve u kujdes stilisti i njohur në Kosovë, Maqedoni, Europë dhe SHBA – Nazim Salihu, si dhe qendra e tij e stilimit “Noli” Hair Salon.

SHKARKO APP