Drejtimi i Operës, Hushi: Ministri e vobektë, konkurs derdimenësh

Tenori Agim Hushi, i ftuar në emisionin “Proart” në Channel One të moderators Najada Elmazi ka sjellë një rrëfim interesant të jetës, karrierës dhe planeve të tij për të ardhmen.

Ai nuk ngurroi të japë mendimin e drejtpërdrejtë për garën që solli në krye të TOB, Zana Çelën, garë ku ai ishte një nga pesë pretendentët. Hushi thekson se konkursi u udhëhoq nga disa njerëz që ai i etiketon derdimenë.

Hushi: Unë nuk dua t’u japë kënaqësinë atyre derdimenëve që bënin pyetje qesharake, sepse ishin njerëz të panjohur. Nuk dua t’i fyej dhe i respektoj kushdo që të jenë. Kisha dërguar një projekt të shkruar. Bënin pyetje provokative. Bënin pyetje që kishin të bënin me njohuritë juridike. Unë i injorova në fakt me qetësinë time. I lashë të mendonin sa naivë. Cili ishte jurist nga ata që konkurruan?

Tenori Hushi shprehu rezerva edhe për ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila sipas tij, është  fajtorja për gjendjen e një ministrie të vobektë, siç e cilësoi dikasterin e Kulturës.

Hushi: Kanë lënë pas dështimin e tyre, sepse t’i heqësh Operës një mundësi të tillë për arsye të një gruaje që drejton sot Kulturën. Unë isha një zë kritik i Ministrisë së Kulturës dhe vazhdoj të mbetem. Më vjen mirë që vërejtjet e mia janë të një kori të madh qytetarësh, artistësh, njerëzish të kulturës që shprehen me të njëjtën pakënaqësi për një ministre Kulture që ka sot Shqipëria. Ishte pikërisht kjo mënyrë sjellje ndaj meje që reflektoi pikërisht atë vobektësi dhe mjerimin filozofik të Ministrisë së Kulturës.

Për  drejtoreshën aktuale Zana Çelën, Hushi  përcjell urimet e tij edhe pse ai ka sjellë në vëmendje të kaluarën, për largimin me jo pak zhurmë të drejtoreshës nga ky institucion i rëndësishëm artistik, që ajo e drejtoi edhe pak vjet më parë.

Hushi: Iku me zhurmë pa gjykuar punën e saj. Unë i uroj shumë suksese. Është një grua inteligjente, e zonja, shpresoj të jetë e zonja siç ka qenë me projektet në opera, megjithëse pjesa e parë ishte një dështim i saj. Shpresoj të mos dështojë dhe të ketë të mësuar nga të metat, por t’i jepet një qytetari shqiptari e drejta dy herë dhe një tjetri të mos i jepet asnjëherë, në logjikën qeverisëse muia nuk më duket.

Pas largimit të Ilir Kërnit nga drejtimi I Teatrit të Operas dhe Baletit, kryeministri Rama përzgjodhi Zana Celën, mes pesë kandidatëve të dalë  nga ministria e Kulturës. /Ora News/

SHKARKO APP