Dridhjet e shumta të Merkel, plas debati brenda: Le të japë dorëheqjen, është sëmurë

Dridhjet e shumta në publik të kancelares Angela Merkel kanë ndezur debatet në Gjermani, mbi mundësinë e dorëheqjes së lideres për shkak të gjendjes shëndetësore.

Lajmin e kanë konfirmuar për Reuters disa pjesëtarë të CDU-së gjermane.

Sipas burimeve, brenda partisë kanë nisur debatet mbi faktin nëse Merkel është në gjendje të qëndrojë në krye të shtetit dhe të ketë drejtimin e vendit deri në vitin 2021, kohë kur është parashikuar edhe transferimi i pushtetit.
Në të njëjtën kohë, militantë të partisë së Angela Merkel mbështesin faktin që kancelaria duhet të lejë detyrën para kohe.

Liderja e CDU ka bërë kohët e fundit disa gabime dhe popullariteti i saj është duke rënë. Mbështetësit e saj thonë se Merkel nuk është duke i dhënë trashëgimtares së partisë, liri të mjaftueshme për veprim.

Nga ana tjetër, zëra brenda partisë që qëndrojnë pranë Angela Merkel insistojnë mbi faktin se as kancelarja dhe as Annegret Kramp-Karrenbauer, nuk duan të ndryshojnë planin për kalimin e pushtetit para afatit të parashikuar.

Megjithatë, ka mendime se zgjedhjet e përshpejtuara mund të bëhen vetëm në rast të kolapsit të koalicionit qeveritar, pas zgjedhjeve administrative të vjeshtës së ardhshme.

SHKARKO APP