E gjithë sasia e Covid-19 që ka prekur botën, volumi është sa një lugë…

Sasia e Covid-19 që ka prekur njerëzit në të gjithë botën deri më sot, mund të mbahet vetëm në një lugë çaji. Përmasa mikroskopike e Covid-19 bën që edhe pse ka rreth 53 milionë të prekur në planet, volumi i tij në total është vetëm 8 ml. Ai që e ka bërë këtë llogari është matematicieni Matt Parker. “Gjithë ky kaos nëpër botë, vetëm për një lugë çaji virus. Covid-19 është disa milionë herë më i vogël se një qelizë e njeriut”, tha Parker në emisionin e tij radiofonik “A Problem Squared”.

SHKARKO APP