E paralizuar dhe me epilepsi, gruaja në çadër që pas tërmetit të 26 nëntorit

Zhulieta Koxha prej vitesh ka mbetur e paralizuar, e veç kësaj vuan dhe ga epilepsia. Me kalimin e viteve gjendja e saj është përkeqësuar.

“30 vjet në këtë gjendje, shiko si dridhem.”

58-vjeçarja jeton me bashkëshortin, i cili është i vetmi që kujdeset për të. E vetmja strehë që kishin u shkatërrua nga tërmeti i 26 nëntoprit dhe që prej asaj kohe jetojnë në çadër.

“Në çadër, unë rri këtu, burri këtu, se nuk na mer të dyve. Kanë thënë do ta ndërtojmë kur të bëhet për të gjithë.”

Bonusin e qirasë e kanë marrë por nuk kanë mundur të gjejnë një shtëpi të përshtatshme.

Jashtë kamerave, bashëshorti i Zhulietës, Mersini, tregon se kur atë e zënë krizat vepron në mënyrë të pakontrolluar.

Të njëtën gjë e pohon dhe vetë ajo.

“Shumë e vështirë, kam arritur deri atje sa bashkëshorti më mbyll derën kur del jashtë. Mund të më bjerë sëmundja dhe ik larghohem.”

Sikur të mos mjaftonin të gjitha, Zhulietës prej vitesh i është mohuar dhe pagesa për kujdestarin ndaj kërkon atë që i takon pasi paratë që merr nga KEMP-i nuk i mjaftojnë as për të marrë ilaçet.

“Dua një shoqërues.”

Zhulieta kërkon ndihmë pasi gjendja e saj ekonomike është e rëndë.

SHKARKO APP