Ecuria javore e tregut valutor/ Euro dhe Dollari shfaqen të paqëndrueshëm

Kjo javë ka regjistruar luhatje të shpeshta tek të gjitha valutat e huaja. Monedha e Eurozonës e ka mbyllur javën në kuotën e 121.96 lekëve duke shfaqur paqëndrueshmëri përgjatë tërë kohës.

Ndërkaq Paundi Britanik ka regjistruar rënie të vazhdueshme duke e mbyllur periudhën e 8-12 korrikut në vlerën e 135.6 lekëve.

Dollari Amerikan ka pësuar lëvizje të përsëritura të vlerës duke arritur në fund të kësaj jave në nivelin e 108.24 lekëve, referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë.

Franga Zvicerane ka shfaqur një rritje të lehtë duke u këmbyer në fund të kësaj jave me 109.68 lekë.

/SCAN

SHKARKO APP