Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 09:14 Sot sulmon Erion Veliaj, nis sms anëtarëve të Asamblesë: PS nuk është Edi Rama! Nga Erion Veliaj PARTIA SOCIALISTE ËSHTË MË E MADHE SE KRYETARI I SAJ! Sot, nga qelia ku më kanë kyçur vetëm trupin, iu drejtova…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
Lajmet e fundit
Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Edhe Vlora e dha mesazhi dje, për shqipërinë e nesërme…

Magazinë E enjte, 18 Mars 2021 14:01
Edhe Vlora e dha mesazhi dje, për shqipërinë e nesërme…
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga AGIM JAZAJ-
Shumë miq, shok e bashkëqytetar vlonjatë ishin në angth, më shkruan dhe telefonuan, pas pritjes madhështore që i’u rezervua kryetarit të PD z. Basha, njëkohësisht dhe kreu i opozitës së bashkur, se si do të pritej dhe kur mund të vinte në Vlorën e Pavarësisë?! Si do të përjetonin dhe do të përcillnin edhe qyteatër vlonjat, si do t’i përcillnin dhimbjet kryeminstrit të pas 25 Prillit, mesazhet, brengat, amanetet që kanë, jo vetëm
vlonjatët, po gjithë shqiptarët, kudo ndodhen, brenda e jashtë vendit, amanetin nga të parët, për të sotmen dhe për brezat, për të ngritur shtetin e ëndërruar gjatë, nga shteti i rrënuar, për të bërë shtetin e qytetarëve, dhe për të shporrur dhe ndëshkuar shtetin e zullumqarve, hieleqarve dhe heleqarve?!
Dhe miqtë e mi dhe jo vetëm, ishin qysh nga Novosela, në hyrjet e Vlorës së Flamurit, me flamuj në duar dhe në zemrat e tyre, e pritën siç pritet miku, si nderohet Prijësit- Idealist dhe jo Komercialist, siç priten Atdhetarët, Ëndërrimtarët, si pasardhës të Ismail Qemailit, Isa Boletinit, Luigj Gurakuqit…
Dhe pritja ishte vërtetë madhëshore, mbresëlënese dhe gjurëmëlënëse!…
Qytetarë e takuan, i shprehnin mbështetjen e tyre dhe sa mundën tregun plagët e hapura, hallet e pllakosuara!
Edhe vlonjatë janë përballur përgjatë këtyre viteve në vazhdim e thellim, sidomos me fasdën e politikë-rrumpallës, duke e prezantuar “manikyrin” edhe nga qytetari, në takimin dje te lagjia “Varosh” ku ana tjetër e faqes së manikyr-Rilindjes, ështe kudo një rrënim, zgjyrë.
Nga ana e rrugës, fasada e pallateve të lyera e kastrepsura dhe nga ana tjetër të rrënuara! E jo vetëm faqet e asaj rruge janë për Faqen e Zezë, deri në Langomare, ku liderët-kalanderët kastrepsen dhe bejnë “Dialog” me veten përpara kamerave të blera!
Dhe Vlora, banorët e saj, nuk jetojnë në aksin e kësaj rruge, ku mund te jen as 1-2 % e tyre, ndërsa e gjithë pjesa e banuar e saj eshtë në tmerrin e pa fund, e shkretuar, ku nuk shkelin as me këmbë, nuk u hedhin as syt zgjyrtarët e “Rilindjes”.
Madje edhe në Lungomare, ku qysh në madatin e parë “Rilindja”, premtoi ngritjen e inceneratorëve, për të mos derdhur ujrat e të zeza në det, plazhin e Vlorës.
Edhe pas përfundimit të madatit të dytë, përrenjtë e ujrave të zeza derdhen në det, natë e ditë, pa pushim, nga Skela e deri në Uji-Ftohtë!
Po, as për mandatën e tretë “Rilindja” e Kazan-Kusisë, nuk po premton ringritjen e incerneratorve, bashkë më ngritjen dhe zbritjen e ballonëve!
Shqiptarët dhe vlonjatë nuk kërkojnë dhe nuk do të votojnë transferimin e qeverisjes, ata dhe jo vetëm këta, kërkojnë transformimin e qeverisjes, të qeverive.
Të ngrejnë shtetin e Shqiptarëve, shtetin si gjithë të tjerët, shtetin që të ndjej dhimbjet e shtetasve, shtetin e përgjegjshëm dhe të ndërgjeshëm, shtetin të funksonojë në gjithë sistemin, me kapacitetin e plotë, vertikalisht dhe horizonatalisht, shtetin me adminstratorë që nuk fyjnë me fjalë, sjellje, veshje, vulgaritet, banalitet…
Shqiptarët dhe vlonjatët, nuk duan t’i dhurojnë timonin timonier- karrocierit, po kërkojnë t’i japin timonin Shoferit, atij shoferi që të ndjej të “rrahurat e zemrës së motorit”, atij merakliu që të mos kapardiset majë timonit, me gomat përjetë, poshtë greminës, duke e lënë kabinën shkretë, atij meraklliu që kontrollon nga fundi deri në krye mjetin, përpara se të hypi majë timonit”!
Edhe vlonjatë si gjithë shqiptarët në tubimin e djeshëm e dhanë mesazhin e tyre; për t’i besuar qeversjen e nesërme opozitës, opozitës së bashkuar, për të ngritur vendin nga rrënimi.
Një qeverisje njerëzore dhe jo harbutërorore, për një qeversje të mos kërkoj as mandatin e dytë, pa mundur të bëj ato që premton në mandatin e parë.
Një qeverisje funksionale, bashkëpunuese dhe mirëkuptuese me qytetarët. Nje qeveri të ngritur me të aftë dhe kapacitete, me njerëzor dhe jo harbutror, me nivelin e qeverisë së Kosovës, me pagat dhe pensionet e përafërta të atyre, me të bashkokambasve të Maqedonisë së Veriut, të Mali Zi, e le më të Europës.
Vlonjatë dhe shqiptarët, nuk mund jenë “besnik” me besëprërët, me qeverisjen e krimit, të abuzimit, kanabizimit, me qeverisjen që thellon abuzimet dhe shëmton rracën shqiptare, nuk mund të jen besnik të partisë dhe tradhëtar të Atdheut!
Edhe vlonjatët e dhanë mesazhin dje, për të nesërmen që shqiparët presin me padurim, përkrah shkodranëve, elbasanase, kavajasve, korçarëve, gjiroikastritëve, dibranëve, diasporës, shqiptarëve që e duan Shqipërinë, vatatnin e tyre të shënjtë, jo më të shëmtuar, po të lulëzuar mes luleve të tjera!
Edhe vlonjatët, nuk duan pushtet, punë, bukë, shtëpi, dritë, rrugë, mirëqëne për vete, po ëndërrojnë dhe kërkojë pushtet, punë, miëqënie për shqiptarët.
Kjo plagë i dhëmb shpirtin edhe Artistit të madh vlonjat Bujar Asqeriu, i cili kërkoi të vihet dorë dhe të shërohen së pari plagët e; Naftëtarëve dhe të Minatorëve!…
Për të kthyer dinjitetin dhe mirëqënien vlonajtëve dhe shqiptarëve, duke shkuar derë më derë e dorë më dorë: “Për tu dhënë bukurinë e shpirtit dhe të syve”- theksoi në takimin- betimin kreu i opozitës z. Basha, dje me qytetarinë vlonjate!

Mund t'ju interesojë

BE me ty: Histori të vlerave që ndryshojnë jetën

BE me ty: Histori të vlerave që ndryshojnë jetën

Para 21 orësh
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06
Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

5 Nëntor 2026, 13:50
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Sot sulmon Erion Veliaj, nis sms anëtarëve të Asamblesë: PS nuk është Edi Rama!
Para 6 minutash

Sot sulmon Erion Veliaj, nis sms anëtarëve të Asamblesë: PS nuk është Edi Rama!

168 ditë revoltë, Tirana në protestë kombëtare! Studentët, qytetarët dhe Diaspora kërkojnë dorëheqjen e Ramës
Para 17 minutash

168 ditë revoltë, Tirana në protestë kombëtare! Studentët, qytetarët dhe Diaspora kërkojnë dorëheqjen ...

Takimi në Kinë Trump Putin Xi: Merz i kërkon Trumpit të shmangë marrëveshjet e papritura për Ukrainën
Para 19 minutash

Takimi në Kinë Trump Putin Xi: Merz i kërkon Trumpit të shmangë marrëveshjet e papritura për Ukrainën

Kukësi prej 7 orësh pa energji elektrike, reshjet e mbushin liqenin pas 6 muajsh thatësirë
Para 48 minutash

Kukësi prej 7 orësh pa energji elektrike, reshjet e mbushin liqenin pas 6 muajsh thatësirë

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 9 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
Para 23 orësh

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

3 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 12 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

4 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 13 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.