Egjipti ekspozon papiruset 4.500 vjet të vjetra
Magazinë E Enjte, 29 Prill 2021 05:15
Muzeu i Egjiptit në Kajro ka hapur ekspozitën me papiruset më të vjetra në këtë vend, që datojnë qysh para 4 mijë e 500 vjetësh e në to paraqitet përditshmëria e ndërtuesve të piramidave.
Këto artefakte i takojnë periudhës së faraonit të dinastisë së katërt të Egjiptit të Lashtë, Kufu, i njohur edhe me emrin grek Keops, për nder të të cilit qe ndërtuar edhe Piramida e Madhe në Gizë, në formë mauzoleumi.