Ekipi i infermierëve në Spitalin e ri Kirurgjikal, ndërthurje e përvojës me kushtet model

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu solli pasditen e sotme në vëmendje ekipin e infermierëve të reanimacionit të spitalit të ri kirurgjikal në QSUT, të cilët kryejnë një shërbim tepër delikat.

I inauguruar disa ditë më parë, Spitali Kirurgjikal ofron standarde bashkëkohore. “Me ekipin fantastik të infermierëve të reanimacionit të spitalit të ri kirurgjikal në QSUT, ku ndërthuret përvoja e infermierëve, që prej vitesh punojnë në këtë shërbim delikat, me stafin e ri që i është bashkuar reanimacionit të kirurgjisë, falë portalit “Infermierë për Shqipërinë””, u shpreh Manastirliu.

“Të gjithë bashkë, tashmë do të punojnë në kushte dhe standarde bashkëkohore, si në spitalet simotra europiane”, u shpreh ajo. 987 infermierë dhe profesionistë të shkencave mjekësore teknike janë punësuar në të gjithë vendin nëpërmjet portalit, falë aftësive të tyre, me meritë dhe transparencë.

Platforma “Infermierë për Shqipërinë” është lançuar në janar të 2018 për punësimin e profesionistëve të shëndetësisë dhe është pjesë e ligjit të ri të kujdesit shëndetësor.

SHKARKO APP