Ekspozita “Kolor”, 150 fëmijë paraqesin punimet në pikturë
Në Berat u hap ekspozita Kolor ku 150 fëmijë shpalosën punimet e tyre në pikturë.
I konsideruar si aktiviteti më i madh i këtij lloji në vendin tonë, ekspozita ka krijuar larmi në jetën kulturore të qytetit turistik.
Ekspozita “Kolor”, e kthyer tashmë në një traditë të rëndësishme në artet pamore u hap mbrëmjen e së enjtes në Berat, në edicionin e 17-të të saj.
Në ekspozitë janë paraqitur punimet e 150 fëmijëve nga mosha 6 deri më më 15 vjeç në teknikat vaj, akuarel, pastel, rapidograf.
I konsideruar si eventi më i rëndësishëm në qytet dhe i vetmi për nga përmasat në vendin tonë, “Kolor” pasuron jetën kulturore të qytetit turistik.
Jani Kumati: Për këtë ekspozitë është bërë seleksionimi në të gjitha shkollat e qytetit dhe janë përzgjedhur punimet më të mira të nxënësve, të cilët kanë premisa për tu bërë piktor të mirëfillt, jo të gjithë do të ndjekin rrugën e artit figurativ, por e sigurtë që nesër ata do të jenë arkitekt, dizanjer, artizan dhe stilistë.
Për të gjithë fëmijët pjesëmarrës u shpërndanë çertifikata, ndërsa punimet do të qëndrojnë të ekspozuara për disa ditë.