Ekspozohet pistoleta e vetëvrasjes së Van Gog

Pistoleta me të cilën piktori i njohur holandez i impresionizmit, Vinsent van Gog e përdori për vetëvrasje, në vitin 1890 në Auvers-sur-Oise (Francë) është ekspozuar për herë të parë për publikun, njoftoi sot Muzeu i Amsterdamit.

zzz

Pse piktori holandez preu një vesh? Cila ishte natyra e sëmundjes së tij? Pse u vetëvra në moshën 37-vjeçare? Pyetjeve të tilla do t’u përgjigjet kjo ekspozitë e titulluar ”Në prag të çmendurisë”. “Kjo pistoletë ruletë, e një koleksioni privat, mund të jetë arma me të cilën Vinsent van Gog u dha fund ditëve të tij”, siguron muzeumi i sipërcituar me anë të një komunikate. Vinsent van Gog u vetëvra në korrik 1890. Arma u gjet vetëm rreth vitit 1960 nga një fermer. Ajo është e kalibrit 7 milimetra, e tipit “Lefauchaux à broche”. Ekspozita do të hapet më 25 shtator. Vinsent van Gog është konsideruar një nga piktorët më të mirë të të gjitha kohërave.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?