Elhadia Dani, së shpejti publikon këngën e re

Elhaida Dani ka paralajmëruar këngën e saj të re, të cilën e sjell në bashkëpunim me Durim Morinën. Përmes faqes zyrtare në Facebook ajo ka konfirmuar se kënga e re titullohet “Ruby”, ndërsa do të jetë edhe me videoklip. Më tej ajo ka shtuar se kënga do të xhirohet në New York nga Max Ferigo. “Jam shumë e emocionuar për këtë projekt të ri, i cili lindi dhe po zhvillohet në SHBA, falë Durim Morinës. Producenti muzikor do të jetë Arthur Pingrey. Video do xhirohet në New York nga Max Ferigo. Ruby, së shpejti”, ka shkruar ajo në Facebook.

SHKARKO APP