Elina Duni, fituese e “Swiss Music Prize 2017”

Kantautorja shqiptare, Elina Duni ka fituar çmimin “Swiss Music Prize 2017”. Këngëtarja, që prej vitesh jeton në Zvicër si fituese e këtij çmimi është në mesin e artistëve Jojo Mayer, Tobi Tobler, Helena Winkelman, Pascal Auberson e këngëtarë të tjerë.

“Elina Duni nuk është as shqiptare, as zvicerane, ajo është krenari kombëtare, në disa shtete. Elina është një përzierje e melankolisë dhe guximit e kur ajo del në skenë për të kënduar himne mërgimi sjell vrazhdësinë e vendit që ajo nuk e ka lënë kurrë”, shkruan Arnaud Robert në arsyetim pse Elina merr njërin nga çmimet kryesore që Zvicra jep në fushën e muzikës.

Muzika e Elina Dunit është pothuajse gjithmonë një gërshetim mes xhazit dhe folklorit popullor shqiptar dhe ajo përpunon me shumë delikatesë shumë këngë të vjetra shqipe dhe i qaset në mënyrë të veçantë poezisë e melosit shqiptar. Elina u lind në Tiranë dhe për herë të parë u ngjitë në skenë kur ishte vetëm pesë vjeç. Në vitin 1991, Duni shpërngulet në Gjenevë të Zvicrës. Repertori i saj ndër të tjera përmbledh albumet “Baresha”, “Lume lume” “Matanë malit” e “Dallëndyshe”. Duni konsiderohet si një nga këngëtaret më të mira të xhazit në Evropë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?