Familja mbretërore zbulon recetën e biskotave të Krishtlindjeve (VIDEO)
Nëse nuk e keni gjetur recetën e duhur për biskotat, familja Mbretërore e ka një të tillë. Hidh në një enë sheqerin pluhur, të bardhën e vezës dhe lëngun e limonit. Përzieji mirë derisa të krijohet masën e njëtrajtshme dhe 1/3 e kësaj mase hidhe në një tjetër enë. Në pjesën e mbetur shto: bajamet e bluara, fruta të thata dhe grira (portokalle), lëkurë limoni, kanellë dhe karafil. Masën e krijuar hape në formë pete, si në video dhe lyeje sipër me 1/3-ën e kremit që hoqe mënjanë në fillim. Më pas krijo format që do, yje, hëna a çfarë të kesh dëshirë. Vendosi të piqen në 160 gradë dhe pas pjekjes mund të shkrish talentin duke i dekoruar sipër.
https://www.instagram.com/p/B6DguHont3-/