Festivali 56-të, dëgjoni 22 këngët e garës (VIDEO)

Bashkë me dhjetorin vjen edhe edicioni i 56-të i Këngës në RTSH, që tashmë gjendet në fazën e tij përfundimtare. Sapo kanë përfunduar klipet prezantuese për të 22 këngët e garës muzikore më të madhe në vend.

Në këtë mënyrë publiku do të jetë i njohur me këngët përpara tri netëve të mëdha të festivalit, live nga Pallati i Kongreseve, në prag të Krishtlindjes, në datat: 21, 22, 23 dhjetor.

22 këngët në garë do të transmetohen jo vetëm në programet e Radio-Tiranës, por edhe në rrjetin e radiove që i janë bashkur festivalit këtë vit, si Club FM, IN Radio, City Radio, NRG Radio dhe MCN Radio.

Kjo mënyrë prezantimi vlen vetëm për familjarizimin e opinionit publik me këngët dhe nuk kanë asnjë ndikim për këngën fituese të Festivalit.

Kënga fituese do të përqafojë Shqipërinë në ”Eurovision Song Contest 2018”, në Lisbonë të Portugalisë.

YouTube player

SHKARKO APP