Festivali i çmendur i prillit, me “brekë” rrëshkasin në borë

Qindra entuziastë të sportit kanë marrë pjesë edhe sivjet në paradën skiatore në bikini ose të brendshme, të kthyer tashme në festivalin alpin në pistat e Sochi në Rusi.

Pjesëmarrësit kalojnë një javë në festivalin që celebron fundin e motit të ftohtë, duke bëre sport në të brendshme në temperatura deri në 9 gradë C, me dëborën ende të pashkrirë. Eventi i përvitshëm që zhvillohet në rezortin Rosa Khutor, nisi të mërkurën dhe vazhdon deri të dielën.

Shumica e pjesëmarrësve dalin në pista me rroba-banje, pantallona të shkurtra apo bikini. Ende nuk dalloheshin pjesëmarrës që mbanin maska në fytyrë. Tashmë në vitin e tij të gjashtë, festivali i njohur si ‘BoogelWoogel’ u bë fillimisht i famshëm prej vitit 2018, kur rreth 2,000 skiatorë thyen rekordin Guinness për rrëshkitjen më të madhe në botë të skive në rrobabanje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?