Film dokumentar mbi jetën e Papa Françeskos, me regjisor Wim Wenders

Titullohet “Papa Françesko, një burrë i fjalës” dhe është filmi i parë dokumentar që do të shikojë protagonist Papa Françeskun. Projekti kinematografik një bashkëpunim me monsinjor. Dario E.Vigano iu bë i ditur publikisht agjencisë Sir, nga perfekti i Sekretariat për komunikime në Selinë e Shenjtë, nën drejtimin e regjisorit gjerman, Wim Wenders. Një film dokumentar, shpjegon agjencia Sir, në të cilin Françesko, Jorge Mario Bergoglio, Papa i 266 i Kishës Katolike do të tregojë për herë të parë direkt për publikun. Françesko do të përballet me tema shumë të dashura për të si; ekologjia, migrimi, konsumizmi ose drejtësia sociale, duke iu përgjigjur pyetjeve, që vijnë nga çdo periferi e botës. Për këtë film do të diskutohet edhe më 25 maj gjatë edicionit të 70-të të Festivalit të Kanës në tryezën e rrumbullakët  “Kinemaja dhe shpirtëroja.” Do të jenë në fakt monsinjor Dario Edoardo Vigano, Prefekti i Sekretariatit për komunikime në Selinë e Shenjtë dhe regjisori gjerman Wim Wenders. Ai gjithashtu do të shpjegojë se si lindi ideja e një filmi me përfshirjen personale të Papës.

 

SHKARKO APP