Filma vizatimorë rusë në Tiranë!

Me mbështetjen e Ambasadës Ruse tre filma vizatimorë të përzgjedhur rusë (me titra shqip) do të shfaqen për ju ditën e enjte, më 23 qershor, ora 18:30, tek kinema Imperial-Agimi.

Për filmdashësit rusë por jo vetëm, të rritur dhe fëmijë, për herë të parë në Shqipëri do t’ju prezantojmë me “Iriqin në mjegull” nga regjisori Juri Norshtejn, “Na ishte një herë një qen” nga Eduard Nazarov dhe “Nuk jetojmë dot pa kozmos” të Konstantin Bronzit.

“Iriqi në mjegull” (1975), ka fituar 35 çmime kombëtare dhe ndërkombëtare. Në 2003, në festivalin ndërkombëtar të Tokios, është shpallur si filmi vizatimor më i mirë i të gjitha kohëve.

“Na ishte një herë një qen” (1982), në 1983 ka fituar çmimin e parë në Odense të Danimarkës dhe çmimin special në Annecy të Francës.

“Nuk jetojmë dot pa kozmos” (2014), në 2016 është nominuar për çmimin Oscar. Në 2015 ka fituar çmime të para në festivale ndërkombëtare në Japoni (“Tokyo Anime Awards”), Australi (Melburn), Francë (Annecy), SHBA (Rhode Island dhe Aspen), Kroaci (Zagreb), Kinë etj.

“Ju mirëpresim të ndajmë sëbashku kenaqësinë që të dhuron fimi rus në një ambjent me miq. Hyrja është e lirë dhe falas. Për të rezervuar vendin ju lutem na kontakoni në adresën e e-mailit: rezervo.ambruse@gmail.com”,- njofton Ambasada Ruse në Tiranë

SHKARKO APP