Filmi franko- belg sjell Kanunin në DokuFest, pjesë edhe aktorë shqiptarë

Në këtë film të regjisores Sandra Fassio luajnë aktorët Kevin Azais, Arben Bajraktaraj, Louise Margouet, Anila Dervishi, Jehon Gorani dhe Alfons Avdylaj. Me skenar dhe regji të Sandra Fassio, në kuadër të kategorisë së filmave ndërkombëtarë do të shfaqet filmi “Kanun”, film ky franko- belg, i cili është i kategorisë së metrazhit të shkurtë dhe zgjatë 27 minuta. Filmi flet për Kanunin, kodi i trashëguar shqiptar, i pamëshirshëm. Neni 864 thotë: Do të merrni hak për vdekjen e një anëtari të familjes me vdekjen e vrasësit. Por neni 602 kërkon respektim dhe mbrojtje ndaj mysafirëve të shtëpisë, sikur të ishin të familjes. Adili do të përballet me paradoksin e këtyre ligjeve që ai i ka vëzhguar përgjithmonë. Me rolet e tyre në këtë film luajnë aktorët: Kevin Azais, Arben Bajraktaraj, Louise Margouet, Anila Dervishi, Jehon Gorani dhe Alfons Avdylaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?