Fjalëkalimet më të këqija për vitin 2020
Ka ende njerëz që përdorin në rrjete sociale fjalëkalimet më të lehta si “123456789”, fjalën “fjalëkalim”, apo dhe “iloveyou”. Nga 200 fjalëkalimet më të këqija, “123456” është më e përdorura për vitin 2020, me 2,543,285 njerëz që e zgjodhën atë.
Për ta thyer, duhet më pak se një sekondë, tregon stduimi nga NordPass. Kjo kompani e fjalëkalimeve, nënvizon se pasi krahason listën e fjalëkalimeve më të zakonshme të vitit 2020 me atë të vitit 2019, ka pak ose aspak ndryshim.
Në total, ata shikuan një bazë të dhënash me 275,699,516 fjalëkalime ku të reja në 10 më të përdorurat janë “picture1” dhe “senha” që do të thotë “fjalëkalim” në portugalisht.
10 fjalëkalimet kryesore më të zakonshme
1-123456
2-123456789
3-picture1
4-fjalëkalimi
5-12345678
6-111111
7- 123123
8-12345
9-1234567890
10- senha