“Forbes” shpall listën e 10 personave me fitimet më të mëdha në 2016-ën

Revista ”Forbes” publikoi listën e 10 personave me fitimet më të mëdha në botë për vitin 2016. E para në listë është këngëtarja e njohur Taylor Swift, e cila me albumin e saj të fundit “1989” fitoi 170 milionë dollarë të ardhura në vit. Në vendin e dytë në këtë listë gjendet grupi muzikor britanik “One Direction”. Të ardhurat e grupit, i cili përbërë nga këngëtarët Louis Tomlinson, Harry Styles, Liam Payne dhe Niall Horan arrijnë në 110 milionë dollarë. Albumi “Made in A.M.” i këtij grupi muzikor i publikuar vitin e kaluar në mbarë botën u shit në 2,5 milionë kopje. James Patterson, i njohur për romanet e tij thriller në mbarë botën u rendit në vendin e tretë me 95 milionë dollarë.

 

Më poshtë vijon lista e këtyre 10 personave:

1- Taylor Swift – 170 milionë dollarë

2- One Direction – 110 milionë dollarë

3- James Patterson – 95 milionë dollarë

4- Dr. Phil McGraw dhe Cristiano Ronaldo – 88 milionë dollarë

6- Kevin Hart – 87,5 milionë dollarë

7- Howard Stern – 85 milionë dollarë

8- Lionel Messi – 81,5 milionë dollarë

9- Adele – 80,5 milionë dollarë

10- Rush Limbaugh – 79 milionë dollarë.

SHKARKO APP