Foto e rrallë. Fëmija ngre flamurin më 7 prill 1939 në Durrës

Nga Roland Qafoku

E jashtëzakonshme. Fëmija ngre flamurin më 7 prill 1939 në Durrës. Kjo është një foto që vjen dhe publikohet nga miku im Eugen Shehu. Është 7 prill 1939 dhe është shkrepur në qytetin e Durrësit. Nuk dihen rrethanat e imtësishme por një fotograf i gazetës “Kombi” ka fiksuar ne celuloid këtë fëmijë duke ngritur flamurin shqiptar ditën që Shqipëria u pushtua nga Italia fashiste.

Ky xhest është më shumë se çdo armë e shkrepur ndaj fashistëve dhe kete vogelush vlen që shteti dhe historianët ta identifikojnë dhe nëse është ende gjallë ta dekorojnë për këtë që ka kryer.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me një histori që ende e shkruajmë ndryshe, me gabime me dashje e padashje, me shtrembërime të qëllimta ose jo, kjo foto sa 1 mijë fjalë tregon se 7 prilli nuk ishte thjesht dita që mbreti Zog iku por edhe që shqiptarët me 800 mijë banorë bënë rezistencë ndaj shtetit burracak italian me 40 milionë banorë që “zbuloi” Shqipërinë e gjorë për ta pushtuar. Ky është një akt I jashtëzakonshëm por edhe realizimi i fotos gjithashtu.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo konfirmon edhe faktet e fundit që kane dale se fundi se përgjatë vijës bregdetare më datat 7,8,9 u vranë 700 ushtarë italianë nga rezistenca që bën shqiptarët me Abaz Kupin e Mujo Ulqinakun. Megjithatë kjo fotografi është emblema e asaj dite. Të shpresojmë ta gjejmë cili është ky fëmijë. Faleminderit Eugen!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?