FOTOLAJM/ Në axhendën e Roosvelt-it, takimi me ambasadorin amerikan në Shqipëri

Në foton më poshtë shfaqet axhenda e Presidentit amerikan Franklin Roosevelt për datën 6 dhjetor, 1939 dhe ku spikat në një nga takimet e tij, ai me ish-Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Hugh Grant.

Ambasada amerikane në Tiranë që publikon foton historike sjell në vëmendje se z. Grant ishte nga Alabama dhe u emërua i Dërguar i Posaçëm dhe Ambasador Fuqiplotë në Shqipëri më 9 gusht 1935. Misioni i tij përfundoi kur trupat italiane pushtuan Tiranën më 8 prill 1939.

Të drejtat e fotos: Biblioteka Presidenciale e Presidentit Roosevelt:

Image

SHKARKO APP