Fotot e rralla / Serbia bashkëpunoi plot zell me nazizmin për zhdukjen e hebrenjve

Në kulmin e Luftës së Dytë Botërore, ku naziztët kishin fituar terren në të gjithë Europën dhe kishin nisur operacionin e zhdukjes masive të hebrenjve, Beogradi shfaqet me një tjetër “fytyrë”, duke dhënë një kontribut vullnetar lidhur me këtë operacion të nazistëve.

Studiuesi dhe gazetari Armand Plaka, ka sjellë një konstatim me vlerë, edhe pse i referohet fakteve tashmë botërisht të njohura, duke na ofruar tri foto të rralla nga Arkiva Federale Gjermane dhe Muzeu i Holokaustit në Izrael, ku sidomos bie në sy ajo nga Beogradi i 76 viteve më pare, ku shfaqen hebrenj jugosllavë që regjistrohen nga policia vendase për t’u përcjellë më pas në kampet famëkeqe naziste të punës.

Më poshtë postimi i plotë i Armand Plakës në FB:

Beograd, prill 1941: Hebrenj jugosllavë regjistrohen nga policia për t’u përcjellë më pas në kampet famëkeqe naziste të punës.

Vini re se aty mungojnë plotësisht ushtarët gjermanë; Beogradi ishte qyteti i parë në Ballkan e madje në Europë, veç vetë Gjermanisë, ku kjo punë bëhej plot zell nga qeveria dhe policia vendase, ndryshe nga ajo “kolaboracioniste” shqiptare, e cila tashmë është vërtetuar se në asnjë rast nuk dha ndonjë urdhër dhe nuk mbikqyri aktivitete të tilla në territoret që ajo vetë zyrtarisht kontrollonte, as gjatë pushtimit italian, e as gjatë atij gjerman.

Veç kësaj, prej kohësh është vërtetuar me dokumente, se veç individëve e familjeve shqiptare që strehuan e ushqyen hebrenjtë që kishin mundur t’i shpëtonin persekutimit në vendet fqinje, duke i shpëtuar ata në masën rekord 100%, vetë qeveritë “kolaboracioniste” shqiptare ushtruan me forcë në këtë aspekt të drejtën e tyre për neutralitet dhe madje penguan me urdhëra konkretë zbatimin e planeve naziste në lidhje me hebrenjtë në territoret ku ata ishin prezent. A.P.

SHKARKO APP