Geraldina Sposa mahnit me koleksionin e radhës, Kaltra risi e 2017-ës

Nga Albina Gjergji 

Sfilata më e bukur e vitit!

E tillë është cilësuar nga pjesëmarrësit ngjarja e mbrëmjes së enjte, që Geraldina Sposa organizoi në një nga ambientet më të dëshiruara të kryeqytetit, siç ishte ai i pasarelës së Hotel Rogner. I kuruar deri në detajin më të imtë dhe me një mjeshtëri delikate, siç vetëm Mand Peza dhe Marcela Lati dinë të bëjnë, në këtë event mes 950 të ftuarve VIP u prezantua koleksioni i ri i fustaneve të nusërisë.

I kthyer tashmë në një traditë, padiskutim kjo sfilatë risi kishte koleksionin e disa prej brandeve më të njohura botërore, por edhe prurjen për herë të parë të fustaneve të vogëlusheve, e quajtur KALTRA.

Dhe… ka qenë pikërisht Kaltra ajo që ka çelur sfilatën. Me finesën e një Hirusheje të vogël dhe të ecurën gjithë elegancë, jo të rastësishme mbërritën menjëherë duartrokitjet e shumta të pjesëmarrësve, pasi vogëlushja ishte vajza e çiftit të mirënjohur, Mand Peza dhe Marcela Lati.

Sipër 1 qershor, që jo pa qëllim korrespondonte me festën e fëmijëve, vogëlushe të tjera pasuan Kaltrën në pasarelë. Të shoqëruara nga modelet më të njohura në vend, siç janë Xhesika Berberi, Eva Murati, Viola Spiro, Suada Sherifi, Matilda Mcini, Linda Poda, etj. ato i dhanë mbrëmjes magjinë dhe shkëlqimin e pafajësisë.

Kejda, vajza e deputetes Majlinda Bregu ka mahnitur po ashtu e veshur me fustanin e nusërisë.

Mbrëmja e Geraldina Sposa-s ka kulmuar me sfilatën e jashtëzakonshme të supermodeles, Adrola Dushi, ardhur enkas për këtë event.

Të ftuarit e shumtë VIP nuk munguan. Emrat më të njohur të botës së artit, medias, sportit, biznesit, medias dhe politikës “sfiluan” përpara aparateve fotografikë. Princ Leka dhe princeshë Elia Zaharia, Irma Libohova, Aurela Gaçe, Vikena Kamenica, Holta Kolaneci, Eli Fara, Kastriot Çaushi, Çiljeta Xhilaga, Inis Gjoni, Joni Peçi, Eni Çobani, Rudina Magjistari, Rovena Dilo, Irena Kita, etj. ishin disa nga emrat e shumtë që shijuan eventin më glamour të “nuseve” në Shqipëri.

Geraldina Sposa prej 22 vitesh vazhdon të jetë emri më i lakuar dhe i lakmuar në vend. Kjo sa i sa  takon koleksioneve të veçanta të nusërisë që prezanton, si dhe për dasmat përrallore që organizon.

Image may contain: 1 person

Image may contain: 3 people, people standing and wedding

Image may contain: 3 people, wedding

Image may contain: 1 person, standing

 

Image may contain: one or more people, wedding, night and outdoor

Image may contain: 2 people, wedding

Image may contain: 6 people, wedding

Image may contain: 13 people, people smiling, people standing and night

 

 

 

SHKARKO APP