Hakerat rusë dhe koreano-veriorë, sulmojnë kompanitë e vaksinave
Microsoft ka denoncuar ditët e fundit tentativat e disa hakerave rusë dhe koreano-veriorë për të sulmuar faqet e kompanive kryesore që po punojnë për zhvillimin e vaksinës anti-Covid. Sipas Microsoft, këta hakera të mbështetur nga strukturat shtetërore përkatëse kanë tentuar të vjedhin të dhëna të vyera rreth vaksinës kundër Covid-19. Kolosi i web ka identifikuar disa grupe piratësh informatikë që kishin si objektiva kompani në Kanada, Francë, Indi, Kore e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara. Sipas tij pjesa më e madhe e këtyre sulmeve nuk kanë pasur sukses.