‘Hija’ monstruoze e Skënderbeut

Nga Behar Gjoka

Ajo çfarë pamë në foton e skulpturës së Heroit Kombëtar, më tepër është një mostër se sa një figurim estetik.

Shtrëmbërimet e figurës, lidhen me disa momente.

Swiss Digital Desktop Reklama

Së pari, nuk ka asnjë lidhje me figurën dhe rolin e kësaj figure në historinë e qëndresës së motit të madh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Së dyti, nuk ka raporte monumentaliteti, gjë që ngjet me të gjithë figurat historike, të ngjashme me figurën.

Së treti, është një sprovë e dështuar, as klasike, as moderne, konceptuar në atë formë amorfe.

Së katërti, fakti që do të vendoset në sheshin qendror të Budapestit, aq më tepër përballë Huniadit, bashkëkohës dhe figurë e madhe, në gjithë monumentalitetin e vetë, e zbeh dhe zvogëlon, madje e shpërfytyron figurën dhe zullmën e treguar në shekullin e XV.

Institucionet shqiptare, sidomos Ministria e Jashtme, duhet të bëjnë sa kanë në dorë, për ta ndaluar vendosjen e “hijes” së heroit, që të ngjall krupën, dhe të sugjerojnë për një zgjidhje tjetër…

Eh, Skënderbeu, mbeti në betejë, në gjallje dhe amshim…

Marrë nga FB e autorit

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?