Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 09:40 Plagosja e rëndë e 38-vjeçarit në Mirditë, arrestohet 23-vjeçari, në kërkim vëllai i tij Një 23-vjeçar është arrestuar në Mirditë, pasi dyshohet se së bashku me vëllanë e tij 31-vjeçar ka plagosur rëndë një 38-vjeçar me mjete të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
Lajmet e fundit
Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Hipokrizia e Ramës me “drejtësinë që duam”

Magazinë E enjte, 4 Mars 2021 21:04
Hipokrizia e Ramës me “drejtësinë që duam”
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Xhovan SHYTI –

Pak më parë kryeministri ende në detyrë, Edi Rama, ka prezantuar programin elektoral të “rilindjes” që drejton të etiketuar, sipas tij: “Drejtësia që duam”.

Është një term kondravers me atë që si emërtesë realiste duhet të kishte frazën “Drejtësia që s’duam”, pasi një drejtësi të vërtetë nuk e do jo vetëm Edi Rama por e gjithë politika shqiptare. E cila pikërisht për hatër të kësaj mosdashjeje në vend  të një drejtësia të drejtësisë për të gjithë, përgjatë viteve të shkuara u dha shqiptarëve një sistem drejtësie  thelbësisht e thellësisht të korruptuar. Dhe jo nga që nuk dinte por sepse nuk dëshironte, pasi një drejtësi e drejtësisë, ku të gjithë të jenë të barabarta përpara ligjit, do të ishte ndëshkuese edhe për ta. Sidomos për ata, që lundrojnë në oqeanin e pasurive të nxjerra nga aktivitete të paditura, të padeklaruara dhe që janë objekt prioritar hetimi i një drejtësie që ne, populli duam.

Për të mos u marr me sheikët e kësaj politike, po rikthehemi tek deklarata më e freskët e kryeministrit Edi Rama, pulla e kuqe në kartelën e pasurive të deklaruara zyrtarish prej  tij, vlerësohet në një milion dollarë.

Tani ka ndonjë nga ju që mund ta besoj se Edi Rama dhe “rilindja” e dalëboje dëshiron të ketë objektiv të “Drejtësisë që duam”, një të atillë drejtësie që do t’ja fuste thikën e drejtësisë atij vetë dhe më pas të tjerë “ushtar kamikazëve” të tij?

Pyesim pasi drejtësia që ne, populli duam, nuk  prësupozon funksionimin sipas kalendarit të përcaktuar nga Kryeministri, Presidenti, kryetarët e partive etj., por sipas kalendarit të Zonjës së pamëshirëshme që e jep drejtësinë sipas drejtësisë. Që i dha Çezarit atë që i takonte edhe kur Çezari ishte senator, por edhe kur ishte Perandor. Nën këtë devizë drejtësia e vërtetë ka funksionuar prej mijëra vitesh dhe vijojn e tillë në shtetet e konsoliduara. Fakt që e përforcon dhe dënimi i ish presidentit francës Nikola Sarkozi.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kjo është drejtësia që duam ne, populli, por që nuk besoj se e dëshirojnë “perandorët” e poltikës, njëri prej të cilëve është dhe Edi Rama. I cili në shpalosje të vizionit “Sjhqipëria 2030”, u shpreh ironikisht në ligjëratë të drejtë:

“Sot duke rreshtuar temat për të cilat dua t’ju flas në vigjilje të nisjes së kësaj fushate dhe përpara shpalosjes së vizionit ‘Shqipëria 2030’ zgjodha të parën kryefjalën, një temë themelore që më duket se ka kaluar në plan të dytë së fundmi në bisedat tuaja. Mbase do çuditeni, por kjo temë nuk është as shëndetësia, as arsimi, as infrastruktura, as bujqësia, as turizmi, as ekonomia. Kjo temë është drejtësia. Më dëgjoni me shumë vëmendje ju lutem, këtë që po përpiqem t’ju them sot. Këto zgjedhje lidhen në radhë të parë me fatin e drejtësisë në Shqipëri për një kohë të gjatë pas 25 prillit, mbase për më shumë se një dekadë të tjerë. E di që jeni lodhur duke pritur me dekada drejtësinë që meriton dhe që ne shumica e sotme, PS duam për Shqipërinë, për çdo qytetar të këtij vendi, që unë dua për fëmijët tanë pa dallim në radhë të parë. Jeni lodhur me padrejtësitë që vazhdojnë dhe me ndjenjën shkurajuese të pa ndëshkueshmërisë për ata që ju mendoni se nuk meritojnë vend tjetër, veç bankës së të akuzuarve. Për zullumet që kanë bërë dhe që bëjnë edhe sot e gjithë ditën, sidomos për ata që kanë kostum, kanë kravatë dhe flasin e veprojnë nga maja të ndryshme, prej ku duken sikur janë të paprekshëm pavarësisht atyre që kanë bërë dhe që bëjnë. Por kjo lodhje sado njerëzore, e kuptueshme, e mirë kuptueshme madje, është sot këshilltari më i keq në rrugën për të arritur drejtësinë që duam. Madje ajo është vetë armiku numër 1 i të nesërmes së sigurt të drejtësisë sepse pikërisht kjo lodhje, kjo pakënaqësi mund t’ju çojë në drejtimin më të gabuar të mundshëm në zgjedhjen tuaj më 25 prill”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Sdi nëse vërtetë ju i besoni kësaj maskaradë propagande, që në fakt është një tjetër tallje e njeriut që përgjatë qënies tetë vjeçare në krye të qeverisjes tregoi se kurrë nuk i ka dashur me zemër shqiptarët, të cilët i ka konsideruar thjesht e numër votash për ti dhenë dy mandatet e qeverisjes, gjatë të cilave në vend të “rilindjes” së premtuar bujshëm sollën zhgënjimin, varfërimin e shumicës dhe pasurimin galopant të pakicës. Gjë që ka për të ndodhur  sërish e sërish për aq kohë sa tipi i qeversësve të këtij lloji të stërprovuar e, fatkeqësisht,  të mbetur ende në tavën e politikës,  të jenë pjesë aktive e votave që përcaktojnë të ardhmen tonë.  Të tillët vetëm drejtësinë që ne duam nuk e dëshirojnë, ndaj vlerësojini si dëngla sloganet e tyre… Arberianews.net /

Mund t'ju interesojë

BE me ty: Histori të vlerave që ndryshojnë jetën

BE me ty: Histori të vlerave që ndryshojnë jetën

Para 21 orësh
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06
Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

5 Nëntor 2026, 13:50
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Plagosja e rëndë e 38-vjeçarit në Mirditë, arrestohet 23-vjeçari, në kërkim vëllai i tij
Para 11 minutash

Plagosja e rëndë e 38-vjeçarit në Mirditë, arrestohet 23-vjeçari, në kërkim vëllai i tij

Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!
Para 27 minutash

Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!

Sot sulmon Erion Veliaj, nis sms anëtarëve të Asamblesë: PS nuk është Edi Rama!
Para 38 minutash

Sot sulmon Erion Veliaj, nis sms anëtarëve të Asamblesë: PS nuk është Edi Rama!

168 ditë revoltë, Tirana në protestë kombëtare! Studentët, qytetarët dhe Diaspora kërkojnë dorëheqjen e Ramës
Para 48 minutash

168 ditë revoltë, Tirana në protestë kombëtare! Studentët, qytetarët dhe Diaspora kërkojnë dorëheqjen ...

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 9 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

3 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 12 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

4 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 14 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.