Historia e piktorit nga Elbasani, Gazmend Xhaferi

Thotë se fëmijëria e tij ka ecur mbi ngjyra. Dashuria për profesionin që sot e ushtron me aq pasion ka nisur shumë vite më parë, atëherë kur babai i tij hidhte mbi telajo Elbasanin e atëhershëm.

Sot një profesionist, piktori Gazmend Xhaferri nuk e fsheh krenarinë për punën e tij.

Nuk lodhemi aspak për ta gjetur, pasi pjesën më të madhe të ditës e kalon në studion e tij të tejmbushur nga pikturat. Gazmend Xhaferri na rrëfen se përmes pikturës ka mbajtur gjallë pasionin, trashëgiminë por edhe ka arritur të siguroj të ardhura për veten dhe familje

“Piktori tek të gjithë punët bëhet pishman pasi e shet por janë kushtet e tilla që ne punojmë për të fituar. Duhet të mundohesh të nxjerrësh lekë për të mbajtur familjen për të jetuar”

Studio e tij mban piktura te shumta, si portrete, peisazhe, nuk mungojnë pikturat abstrakte por ato që dominojnë më shumë janë piktura te lagjes “Kala” ne Elbasan.

Arkitektura klasike e ndërtimit të shtëpive dy katëshe, me porta te larta mbi 2 meter e rrugica e kalldrrëmta shkrihen mrekullisht në telejot e Gazmendit.

Ai thotë se pikturat mbi Elbasanin nuk janë vetëm preferencë e tij, një pjesë e madhe prej tyre janë porosi nga qytetarët shqiptarë dhe emigrantët

Sipas tij, artistët janë jashtë vëmendjes së pushtetit lokal apo qendror. Gazmendi thotë se institucionet nuk i kanë mbështetur duke i bërë artistet më pak konkurues në tregun e huaj.

“Nuk është organizuar asnjëherë një ekspozitë nga bashkia ku të gjithë piktorët e elbasanit të prezantojnë punimet e tyre. Nuk ka një sallë për ekspozimin e punëve”

Në familje të gjithë kanë lidhje me pikturën. Në gjurmët e tij ka ecur dhe i biri, ndërsa baskëshortja angazhohet me punimet artizanale.

Gazmend Xhaferri thotë se është i lidhur ngusht me pikturën dhe jeta e tij ashtu sikur nisi do të jetë një udhëtim mbi ngjyra.

SHKARKO APP