Historia e rrallë/ Artan Lame i kthen atletit italian medaljen e vjedhur që e bleu në treg

Një vit më parë gjen një medalje të artë që e kuriozon koleksionistin e njohur Artan Lame.

Pas disa kërkimesh zbulon se objekti që kishte blerë në tregun e mallrave të përdorur kishte vlerë të madhe dhe i ishte vjedhur atletit italian tetraplegjik Oskar de Pelegrino që kishte zënë vendin e parë në para-olimpiket “Londër 2012”.

Lame: Mendimi i parë ishte për t’ia kthyer të zotit, sepse emocioni i të parti njerëz që nuk kanë trupin tonë, kanë mangësi, dikush është në karrige me rrota, dikush me një këmbë, me një dorë, të verbër dhe luftojnë me jetën dhe arrijnë të dalin mbi të e të marrin medalje e cila më pas vidhet në mënyrën më të ndryrë.

Ambasadori i Italisë, Alberto Cutillo, e vlerësoi të rrallë gjestin e koleksionistit Lame.

Cutillo: Falë gjestit të zotit Artan Lame, atleti tetraplegjik italian nuk do të ketë më kutinë bosh të medaljes që iu vodh nga grabitësit në shtëpinë e tij. Kur më kontaktoi mbeta i mahnitur, tani ajo do t’i dorëzohet fituesit.

Do të jetë Ambasada italiane në Tiranë që do ia dorëzojë atletit të njohur Oskar de Pelegrino medaljen e artë që e fitoi në paraolimpiket  “Londër 2012”.

SHKARKO APP